trump
Artan Gaçi kritikon të djathtën, por nuk di të shpjegojë se ku është e majta?
Artan Gaçi, deputet i Partisë Socialiste, prurje personale e Edi Ramës aty, shkruan sot një opinion mbi dështimet e Partisë Demokratike. Që në fillim bie në sy ky shqetësim atipik për një përfaqësues të Rilindjes që I qan hallin opozitës, ndërkohë që bën pjesë në një ekip që do rilindë vendin si të tërë.
“3 vjet ne opozite qe vazhdon te shkoje nga deshtimi ne deshtim. Deshtoi me lidershipin. Deshtoi me hapjen dhe modernizimin e partise. Gjithe investimet e tyre ne burime njerezore e strategji jane katastrofe”, nis shkrimin Artan Gaçi.
Krimenë për Kosovën, a mund të funksionojë pazari Putin – Trump për Europën Lindore?
Rusia ka folur shpesh në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe normave që burojnë nga dokumentet kryesore. Mbi këtë bazë është kundërshtuar zyrtarisht prej saj edhe pavarësia e Kosovës, një shtet i ri që aktualisht po ecën drejt njohjes nga shumica e vendeve të OKB-së. Mirëpo ky qëndrim mund të shkëmbehet nga Rusia me pavarësinë e Krimesë, rajoni I shkëputur nga Ukraina dy vite më parë, e mbi të cilin Moska shpalli aneksimin e plotë.
Assad: I gatshëm të bashkëpunoj me Trump kundër terrorizmit, jemi partnerë natyralë
Presidenti Sirian, Bashar Al Assad, ka folur për herë të parë pas zgjedhjes se Donald Trump, në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se do të presë nëse presidenti i ri amerikan do t’i ndryshojë politikat amerikane për Sirinë, tha Assad në një intervistë për një televizion portugez. “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të në zhdukjen e terrorizmit në Siri”, deklaroi presidenti sirian.
Megjithë deklaratat premtuese të Donald Trump gjatë fushatës se do të luftoje ekstremistët islamikë ne Siri, Assad është treguar skeptik për mbajtjen e premtimit nga ana e Trump.
Politika zyrtare e PD-së - pro Trump: Sorosi ra. Pas tij bie edhe Rama. Nuk duam çekun e bardhë, por garancinë e votës së lirë
Ndonëse nuk mbajti asnjë qëndrim zyrtar për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Partia Demokratike, duket se është e qartë tani, pasi gjërat janë sqaruar. Ajo është me Presidentin e ri Donald Trump, të cilit i ka marrë dekorin elektoral, por edhe devizën:
Shqipëria ringrihet – Make Democracy great again.
Kështu shkruan gazeta zyrtare e PD-së, “Rilindja Demokratike” që hapet me një foto të Lulzim Bashës marrë nga një kënd fotografik që u përdor shpesh edhe në fushatën e Trump.
Trump merr mbështetjen nga Kongresi, Ryan: Do të jetë president shumë i suksesshëm
Drejtuesi i Kongresit, Paul Ryan, shprehet se Trump do të jetë një president shumë i suksesshëm.
Udhëtimi i fundit si president, Obama: Mora garanci nga Trump, SHBA nuk ndryshon angazhimin në NATO
Barack Obama nuk e ka fshehur shqetësimin për zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në konferencën e tij të parë pas zgjedhjeve në SHBA, Obama tha se nuk donte të kritikonte pasardhësin e tij, por nuk mund të mos ndihej i shqetësuar për planet e Trump.
Trump-Clinton: 3-1
Pasi mediat kryesore amerikane shpallën fituesin e zgjedhjeve të 8 nëntorit, shumica e analizave mediatike kudo në botë u përqendruan në drejtimin që do të marrin punët e SHBA-së dhe të botës, për vetë rëndësinë e pazëvendësue
Ironia në internet me rotacionin në Shtëpinë e Bardhë/Biden - Obamës: Nuk ja jap fjalëkalimin e wi fi Trumpit
Ironia në rrjet mbi fitoren e Donald Trump ka vënë kryesisht në lojë. zv. presidentin Joe Biden. Nuk dihet pse, ose më mirë dihet fare mirë, por njësoj si në fillim të ngjitjes së tij në Shtëpinë e Bardhë edhe tani, Biden nuk kursehet.
http://www.bbc.com/news/election-us-2016-37972626?ocid=socialflow_facebo...
Shumica e sondazheve nuk gabuan, por…
Në çastin kur Donald Trump-i u shpall fitues nga mediat amerikane (kur siguroi mbi 270 delegatë në Kolegjin Elektoral), ishin numëruar vetëm 93% e votave në rang kombëtar. Dhe deri në atë çast, ai kishte epërsi si në votën popullore, ashtu edhe në votat e Kolegjit Elektoral. Kjo gjë e bëri gazetën Los Angeles Times (me prirje të majtë) që të deklaronte se sondazhi i saj, përkundër përqeshjeve disamujore nga analistë të ndryshëm, kishte qenë i saktë.
Po përse ishte përqeshur gazeta kaliforniane?
Intervista e parë si President, Trump refuzon pagën dhe lajmëron dëbimin e 3 milionë emigrantëve nga SHBA (Video)
Intervista me Donald Trump në show-n «60 Minutes» të CBS edhe pse u dominua nga deklaratat e tij se do të përzërë 3 milionë emigrantë dhe do të ndërtojë murin me Meksikën që e kishte premtuar para zgjedhjeve – një pjesë e të cilit do të jetë e gardh - nuk ishin të vetmet lajme në daljen e tij të parë në media si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.