Politika zyrtare e PD-së - pro Trump: Sorosi ra. Pas tij bie edhe Rama. Nuk duam çekun e bardhë, por garancinë e votës së lirë
Ndonëse nuk mbajti asnjë qëndrim zyrtar për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Partia Demokratike, duket se është e qartë tani, pasi gjërat janë sqaruar. Ajo është me Presidentin e ri Donald Trump, të cilit i ka marrë dekorin elektoral, por edhe devizën:
Shqipëria ringrihet – Make Democracy great again.
Kështu shkruan gazeta zyrtare e PD-së, “Rilindja Demokratike” që hapet me një foto të Lulzim Bashës marrë nga një kënd fotografik që u përdor shpesh edhe në fushatën e Trump.
Nuk kalon pa rënë në sy edhe nënvizimi që aludon për rënien nga pushteti të Soros bashkë me Clinton:
“Shqipëria nuk prej çekun e bardhë por rikthimin e vlerave të demokracisë ku të garantohet vota e lirë. Qarqet okulte që mbështesin organizatën kriminale në pushtet në Shqipëri po bien dhe bashkë me të edhe simboli i regjimit korruptiv”, shkruan “RD”.
Soros duket se ka qenë shqetësim si për PD-në ashtu edhe për Ilir Metën e Koço Kokëdhimën. Ose ndoshta kështu shitet nga politika opozitare roli i miliarderit që gjithsesi mori goditje me zgjedhjet e fundit.
Add new comment