Assad: I gatshëm të bashkëpunoj me Trump kundër terrorizmit, jemi partnerë natyralë
Presidenti Sirian, Bashar Al Assad, ka folur për herë të parë pas zgjedhjes se Donald Trump, në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se do të presë nëse presidenti i ri amerikan do t’i ndryshojë politikat amerikane për Sirinë, tha Assad në një intervistë për një televizion portugez. “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të në zhdukjen e terrorizmit në Siri”, deklaroi presidenti sirian.
Megjithë deklaratat premtuese të Donald Trump gjatë fushatës se do të luftoje ekstremistët islamikë ne Siri, Assad është treguar skeptik për mbajtjen e premtimit nga ana e Trump.
“A mund te realizohet kjo”- ka shtruar pyetjen presidenti assad, duke ju referuar mundesisë së lobistët brenda administratës amerikane mund të ndikojnë tek Trump që të mbajë një qëndrim armiqësor ndaj Sirisë. Assad tha se është dyshues për Trump, por nëse ai do të luftoj kundër terroristëve, kuptohet që ne do të jemi aleat, aleat natyror me të tha presidenti sirian.
Add new comment