Udhëtimi i fundit si president, Obama: Mora garanci nga Trump, SHBA nuk ndryshon angazhimin në NATO

Postuar në 15 Nëntor, 2016 08:56

Barack Obama nuk e ka fshehur shqetësimin për zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Në konferencën e tij të parë pas zgjedhjeve në SHBA, Obama tha se nuk donte të kritikonte pasardhësin e tij, por nuk mund të mos ndihej i shqetësuar për planet e Trump.  

“"I shqetësuar? Absolutisht. Është e kuptueshme që jam i shqetësuar. Unë nuk mendoj se Trump është një ideolog, por ai është një pragmatist. Do të jenë elemente të veçanta të temperamentit që nuk do t'i shërbejnë atij, nëse ai nuk do t’i njohë dhe nuk do t’i  korrigjojë"-theksoi kreu në detyrë i Shtëpisë së Bardhë.

Obama tha se ka marrë garanci nga Trump se pavarësisht deklaratave është shumë i interesuar në ruajtjen e marrëdhënieve strategjike amerikane me të NATO-n. "Angazhimi i SHBA për të mbajtur një marrëdhënie të fortë me NATO-n nuk do të dobësohet" -tha Obama, duke shtuar se këtë do t’ua përcjellë edhe udhëheqësve evropianë në ditët e ardhshme.

Presidenti amerikan përmendi vizitën në Greqi: "Mezi pres të vizitoj për herë të parë Greqinë” tha Obama duke shtuar se së shpejti do të udhëtojë në Berlin për t'u takuar me Angela Merkel ,ndoshta aleatin e tij më të ngushtë në tetë vitet e fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.