tirana

Parkimet me pagesë: Vetëm nevojë e qytetit, apo një parapërgatitje për konçesion?

Postuar në 16 Nëntor, 2015 16:11

Nuk ka mbushur vitin në detyrë, por Erjon Veliaj po ja del që nga një kryetar bashkie që fliste për popullin dhe hallet e tij, të kthehet në një lloj administratori i shërbimeve me pagesë që Bashkia po ofron. Pas parkingut të parë me pagesë tek sheshi “Italia”, sot, kreu i Bashkisë së Tiranës, ka përuruar një tjetër parkim me pagesë te stadiumi “Selman Stërmasi”. Mënyra sesi Veliaj e përcjell investimin është origjinale krahasuar me çdo “politikan” tjetër: “Kjo është një mënyrë se si vetëm me 100 lekë dhe me një faturë tatimore, çdo qytetar praktikisht investon në një qytet më të mirë.

Materplani i ri i Parkut të Liqenit/5 ha më shumë sipërfaqe e gjelbër dhe një park lodrash për fëmijët

Postuar në 15 Tetor, 2015 11:52

Është prezantuar sot masterplani për Parkun e Liqenit të Tiranës. Zv.kryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se me ndërhyrjen që do të bëhet parku do të jetë ndër më të bukurit në rajon. Parashikohen  ndërtimi i fushave sportive, punime rehabilituese dhe siç tha Peleshi edhe shtim me 5 ha i sipërfaqes së gjelbër. Në fjalën e tij edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka dhënë disa hollësi të projetkit: “Sot iu janë shtuar 5.5 hektarë nga ish – Garda Republikës.

Një shembull nga Athina për Tiranën(video)

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:35

Dokumentari në fjalë, i titulluar “Athina, përpara qytetit”, është realizuar në vitin 1980 nga Nikos Grammatikopoulos. Dokumentari trajton rrënimin e Athinës, godinave dhe arkitekturës neoklasike të saj dhe transformimin në qytetin beton që është sot. Pamjet e godinave të fiksuara japin shëmbëllime të mëdha me atë çfarë shohim në ndonjë qoshe të Tiranës, ku shtëpi që bien në sy me arkitekturën e tyre, po mbulohen nga vërshimi i pallateve shumëkatëshe. Nuk është fjala për të ndalur zhvillimin, por një dokumentim i Tiranës, sado që është qytet modest, është i nevojshëm dhe i dobishëm.

Para zgjedhjeve Basha “liroi” dorën për lejet e ndërtimit

Postuar në 07 Tetor, 2015 11:55

Para se të linte postin e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha dha një numër të konsiderueshëm lejesh ndërtimi.  Monitor shkruan se nga 99 lejet e ndërtimit që janë lëshuar në të gjithë vendin në tremujorin e dytë vetëm në Tiranë janë dhënë rreth 70 për qind e tyre ose 64 leje. Pjesa tjetër, 23 leje janë në qytetin e Durrësit. Në Berat është dhënë vetëm një leje në Vlorë tre leje, në Fier 4 leje dhe në Shkodër katër leje.

Fotolajm/ Piramida, dje u lye, sot u ndot (Foto)

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:48

“Paqja është gjithmonë e mundshme”. Në kuadrin e kësaj ceremonie, me sa duket vigjëlenca ka humbur ca edhe pse Drejtoria e Policisë thotë se ka marrë masat e nevojshme që gjithçka të shkojë më së miri. Në foto shihet një grup nxënësish të ardhur nga larg Tiranës, të cilët i janë qepur majës së Piramidës si majës së Everestit. Një gjë e tillë kishte ca kohë që nuk kishte ndodhur, pasi nxënësit e Tiranës kishin tentuar të gjitë të hipnin nga një herë deri në majë, dhe kjo për ta tanimë quhet si një fazë e tejkaluar.

Sot zhvillohet në Tiranë Lutja për Paqen. Të ftuar 4000 persona të besimeve të ndryshme

Postuar në 06 Shtator, 2015 11:24

Ka nisur sot në Tiranë takimi i 28-të ndërkombëtar për Paqen, i cili do të vijojë në datat 7-8 shtator e që mbahet në përkujtim të luftës së fundit në Ballkan. Takimi organizoheg nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

Veliaj bën thirrje për pjesëmarrje në pastrimin e Tiranës: Na jepni një dorë

Postuar në 04 Shtator, 2015 10:28

Që në mëngjesin e së premtes nisi aksioni i pastrimit të Tiranës. Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj bërithirrje për pjesëmarrje. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Bashkia e Tiranës ka nisur në orët e paradites së të premtes aksionin për pastrimin e qytetit. Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi njësinë administrative të Farkës për të nisur këtë aksion. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të “japin një dorë” në pastrimin e kryeqytetit.  “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin. Na duhet vetëm një orë kohë e gjithësecilit prej jush për të patur një qytet më të pastër.

Projekti i hyrjes së Liqenit, do të hapen mjediset e rrethuara për Gardën

Postuar në 02 Shtator, 2015 11:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dhënë një intervistë për gazetaren Eni Vasili. I pyetur për priojektin e hyrjes së Liqenit Artificial, që u debatua shumë para disa kohësh, Veliaj tha: “Në asnjë zonë publike nuk do të ketë ndërtim që prish dhe i merr Parkut të Liqenit. Ama, në një zonë publike, ku janë konviktet e Gardës, palestra e Gardës, ku është kuzhina e Gardës, lavanderia, parkingu i Gardës dhe që është një zonë komplet e papërdorur; pra, nga 10 ndërtesa të kemi një të saktë.

VËZHGIM/ Tirana me identitet në udhëkryq (foto)

Postuar në 31 Gusht, 2015 15:38

Qendra e Tiranës, e për më tepër bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk janë në ditët e tyre më të mira. Nga një kalim 15 minutësh në një gjatësi prej 1800 metrash, do të shohësh objekte të mbuluara ku vazhdimisht ka një proces pune që duket sikur nuk mbaron asnjëherë. Në fakt më shumë se punime ato na japin përshtypjen e arnimeve që bëhen hera-herës. Këto janë mini projekte që vazhdojnë prej vitesh. Procesi i kthimit në identitet me sa duket e ka lodhur kryeqytetin.

Kryeqyteti që nuk mund të tërheqë vëmendjen e turistëve

Postuar në 13 Gusht, 2015 13:28

Jetoj në Shqipëri prej rreth dy vitesh, dhe kam vënë re se po aq sa të huajt dashurojnë plazhet e mrekullueshme të Sarandës, kalatë e Beratit dhe Gjirokastrës apo kishat dhe katedralet e Korçës dhe Shkodrës, po aq të zhgënjyer mbeten ata kur vizitojnë kryeqytetin. Arsyeja është më komplekse se trafiku apo cilësia e rrugëve, dy nga gjërat e para që të vijnë menjëherë në mendje kur flasim për Tiranën. Për mendimin tim, problemi qëndron në mungesën e planifikimit urbanistiko-arkitekturor në kombinim me mungesën e gjerave te vecanta të qytetit.

Pages

Subscribe to RSS - tirana