Fotolajm/ Piramida, dje u lye, sot u ndot (Foto)

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:48

“Paqja është gjithmonë e mundshme”. Në kuadrin e kësaj ceremonie, me sa duket vigjëlenca ka humbur ca edhe pse Drejtoria e Policisë thotë se ka marrë masat e nevojshme që gjithçka të shkojë më së miri. Në foto shihet një grup nxënësish të ardhur nga larg Tiranës, të cilët i janë qepur majës së Piramidës si majës së Everestit. Një gjë e tillë kishte ca kohë që nuk kishte ndodhur, pasi nxënësit e Tiranës kishin tentuar të gjitë të hipnin nga një herë deri në majë, dhe kjo për ta tanimë quhet si një fazë e tejkaluar. Piramida, ky objekt që as nuk është prishur dhe as nuk është rikonstruktuar, vetëm para disa ditësh u lye nga një ndërhyrje e Bashkisë, me qëllimin për ta bërë atë estetikisht më të pranueshme. Sot ajo është bërë sërish pis nga këmbët e dhjetëra të rinjve që hipnin e zbrisnin sa t'ua merrte mendja.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.