tirana
Një kompani italo-shqiptare për pastrimin e Tiranës
Zbulohet plani i biznesit i kompanisë së përbashkët italo – shqiptare që ka marrë përsipër pastrimin e kryeqytetit. Sipas plan biznesit, shoqëria do të nisë nga puna në pjesën e dytë të vitit 2016 me 23 punonjës staf administrative, 123 punonjës staf operacional dhe me një fond pagash prej 317.174 euro.
"TemaTv"
Grusht shteti nga nivelet më të larta të ushtrisë. Reagime të kujdesshme nga drejtuesit ndërkombëtarë. Tirana deklarohet pro Erdoganit
Në Turqi po ndodh një grusht shteti dhe ky është ndoshta i vetmi lajm i sigurtë. Se kush qëndron pas tij, dinamika dhe kush po fiton, mbetet ende e paqartë. Kjo ka kushtëzuar edhe qëndrimet zyrtare nga qendrat e ndryshme politike. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që ndodhet në Moskë, ka deklaruar se “nuk kam detaje të situatës që po ndodh në Turqi, ndaj edhe do të ishte e papërshtatshme që të komentoja”. Më tej Kerry ka shtuar se shpreson që një aleat si Turqia të mbetet në paqe.
Plani i qeverisë për Parkun e Liqenit: parkingje, klube, fusha sporti dhe një kullë
Në shkurt të këtij viti, frekuentuesit e parkut të madh të Tiranës u gjendën papritur përballë një rrethimi për një kantier ndërtimi në brendësi të tij, i cili më vonë u zbulua se ishte një park lodrash për fëmijë në ndërtim.
“Sot kërkohet që atdheun të mos e bëjmë pis. Sot Tirana ka 28 mijë lule"
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ka bërë sot një analizë të punës një vjeçare në krye të institucionit. “Rikthyem vlerësimin dhe besimin tek gjërat publike. Bilanci është transparencë për qytetarët tanë. Tirana pas një viti është shumë më e pastër dhe e gjelbër seç ishte një vit më parë. Vendosëm tualete portative publike. Kemi nevojë për investime në infrastrukturë e kulturë. Sot kërkohet që atdheun të mos e bëjmë pis. Ne po e bëjmë Tiranën si gjithë Europa. Tiranën nuk mund ta vandalizosh, bësh pis apo shkatërruar.
1 vit pezullim për kapitenin e Tiranës. Muça: “Po dialogoja me tifozët”!!!
Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 1 vit pezullim kapitenin e Tiranës, Gentian Muça për thirrjet e tij pas ndeshjes Tirana-Partizani. Në konferencën për shtyp, Muça tha se ai ka bërë dialog me tifozët:
Por a mund të quhet dialog me tifozët ky?
Kullat si autoportret i Ramës
Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Logstrup, janë: më një anë reduktimi i tij në bërje qejfi njëri tjetrit (si dhe bashkimi kundër një të treti), më anë tjetër, bërja e tjetrit si vetja nëpërmjet imponimit të mendimit. Në të dy rastet nuk kemi komunikim sepse kështu evitojmë përballimin e problemeve që kemi mes njeri tjetrit.
Dhunë dhe të ndaluar nga policia pas ndeshjes Tirana-Partizani
Ndeshja Tirana-Partizani, luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” është mbyllur me dhunë dhe të ndaluar nga policia. Në pamjet e përcjella nga “Top-Channel”, shihet drejtuesi teknik i Tiranës, Devi Muka, që qëllon një nga përfaqësuesit e ekipit të Partizanti. Muka bashkë me disa të tjerë, tifozë dhe përfaqësues të ekipit të Tiranës janë shoqëruar në polici. Ekipi i Partizanitnka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës denoncon dhunën dhe bën me dije se ka pamje të dhunimit edhe në mjediset e brendshme të stadiumit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2.
Për Tiranën, ide për ndryshime edhe në pallatet ekzistuese
Stefano Boeri, arkitekti italian i përfshirë në disa projekte për Tiranën, ka dhënë një intervistë për Top-Story. Boeri jep edhe disa mendime për kryeqytetin shqiptar për të cilin mendon se “duhet zhvilluar së brendshmi”. Më poshtë dy nga përgjigjet e tij:
Plane të cilat kanë qenë “të Ramës”, “të Bashës”, por kurrë plane “të Tiranës”. Cili do të ishte dallimi i këtij të riut nga të tjerët? Pra, cila do të jetë firma e një eksperti, e një arkitekti, sepse Tirana gjithmonë ka pasur firmën e arkitektëve politikë, kjo që nga kohërat e Enver Hoxhës.
Taksa “Veliaj” për arsimin shkon në Gjykatë Kushtetuese
Shoqata për Mbrojtjen e Tregëtarëve ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese taksën e përkohshme për arsimin, që Bashkia e Tiranës i ka vënë çdo biznesi, të cilëve ua faturon në NIPT-in sekondar. Sipas kësaj shoqate taksa është antikushtetuese pasi arsimi ofrohet falas, për më tepër që ajo rrit kosotot. 35 mijë dollarë është pesha e taksës vetëm në një vit, deklaroi Nikollq Neranxi, një biznesmen me aktivitet të gjerë në kryeqytet. “Kërkesën në Kushtetuese për shfuqizimin taksës e ka bërë Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve bazuar në nenet 57 dhe 59 të kushtetutës.
Ky do të jetë sheshi "Skënderbej" sipas projektit të ri, i cili "do të diskutohet" me qytetarët
Raportohet në media se për këtë projekt janë kryer të gjitha hollësitë, duke shtuar më pas se ai do të diskutohet me qytetarët. Me siguri sa për të larë duart nga një detyrim formal, pasi qytetarët pyeten me referendum, njëso si në parti. Gjithsesi nga projekti shihet një sipërfaqe me gurë dhe ujë, dedikuar për këmbësorë, diçka e re dhe aboslutisht asgjë nga kthimi në identitet i sheshit siç deklaroi sot kryeministri.