Grusht shteti nga nivelet më të larta të ushtrisë. Reagime të kujdesshme nga drejtuesit ndërkombëtarë. Tirana deklarohet pro Erdoganit

Postuar në 16 Korrik, 2016 00:24

Në Turqi po ndodh një grusht shteti dhe ky është ndoshta i vetmi lajm i sigurtë. Se kush qëndron pas tij, dinamika dhe kush po fiton, mbetet ende e paqartë. Kjo ka kushtëzuar edhe qëndrimet zyrtare nga qendrat e ndryshme politike. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që ndodhet në Moskë, ka deklaruar se “nuk kam detaje të situatës që po ndodh në Turqi, ndaj edhe do të ishte e papërshtatshme që të komentoja”. Më tej Kerry ka shtuar se shpreson që një aleat si Turqia të mbetet në paqe. Zyra e BE-së për Politikë të Jashtme ka bërë thirrje për përmbajtje dhe respekt të institucioneve demokratike. Gazeta italiane Corriere della Sera raporton se Erdogan ka kërkuar azil në Gjermani po i është refuzuar. Në mbështetje të Erdogan ka dalë edhe qeveria shqiptare, siç raporton Top-Channel që referon një “burim të nivelit të lartë”. Duhet thënë se për qeverinë shqiptare ndryshon shumëçka nëse Erdogan bie nga pushteti, pasi një pjesë e mirë e sigurisë gjeopolitike të saj varej nga qenia e tij në pushtet.

Një hollësi që nuk është pa rëndësi është qëndrimi i mediave kryesore ndërkombëtare dhe shteteve aleate në NATO, të cilat nuk kanë dënuar përpejkjen për grusht shteti. Është një mesazh që lexohet ndër rreshta e që flet se presidenti turk i ka ngopur të gjithë me pakënaqësi. Më herët Erdogan deklaroi se bëhej fjalë për rebelimin e ushtarakëve të nivelit të ulët kundrejt atyre të nivelit të lartë. Në fakt, u raportua nga burime të kualifikuara të BE-së, se atasheve ushtarakë turq në ambasadat e vendit në botë, u ishte njoftuar me e-mail se çfarë do të ndodhte. Ky element po interpretohet se bëhet fjalë për një goditje të organizuar nga nivelet më të larta të ushtrisë(http://www.corriere.it/esteri/16_luglio_15/turchia-ankara-istanbul-milit...).  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.