Materplani i ri i Parkut të Liqenit/5 ha më shumë sipërfaqe e gjelbër dhe një park lodrash për fëmijët
Është prezantuar sot masterplani për Parkun e Liqenit të Tiranës. Zv.kryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se me ndërhyrjen që do të bëhet parku do të jetë ndër më të bukurit në rajon. Parashikohen ndërtimi i fushave sportive, punime rehabilituese dhe siç tha Peleshi edhe shtim me 5 ha i sipërfaqes së gjelbër. Në fjalën e tij edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka dhënë disa hollësi të projetkit: “Sot iu janë shtuar 5.5 hektarë nga ish – Garda Republikës. Do të rrafshohen 13 ndërtesa. Nga 14 ndërtesa ngelet vetëm 1 ndërtesë. Masterplani i Liqenit është ndarë në 10 miniprojekte, një prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit, një tjetër është zona e plazhit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur që projekti i parë të jetë parku i madh i lodrave të fëmijëve”, deklaroi Veliaj.
Comments
Une shof dy ndertime te reja
Une shof dy ndertime te reja dhe hapesire te gjelber aq sa ka qene, vetem se eshte "hapur per publikun".
Add new comment