spiegel
Përballë Gjermanisë(BE) me laps në dorë – intervista e “pazakontë” e ministrit të Jashtëm polak
Duket se me Poloninë Europa, e sidomos Bashkimi Europian, po njeh një problem serioz. Një vend katolik, me histori kyçe në zemër të kontinentit, me kontribute në kulturë dhe histori, Polonia sot po sheh larg vijave të BE-së, larg predikimit të moralit të tij. Shembulli më i qartë në këtë drejtim është, ndër të tjerë, edhe ministri i Jashtëm Witold Waszczykowski , doktor shkencash në histori, i cili dikur deklaroi se Polonia rrezikon të zhduket në miksimin e kulturave dhe të racave për t’u bërë pjesë e një “bote çiklistësh dhe vegjetarianësh”.
Grushti i shtetit në Turqi, një pretekst i mirëpritur. Lëvizja Gulen nuk është eskremiste, e as terroriste
Shefi i Shërbimit sekret gjerman, BND, Bruno Kahl, i ka dhënë një intervistë revistës “Spiegel” përmeës së cilës jep disa përgjigje për terrorizmin, survejimin në botën e tanishme, ndryshimin e administratës amerikane, por edhe zhvillimet në Turqi. Duke qëndruar te kjo e fundit, vlerësimet e Kahl kanë rëndësi pasi ato marrin edhe nota politike, përderisa kreu gjerman i inteligjencës thotë se argumenti i Ankarasë zyrtare për grushtin e shtetit të muajit korrik, nuk ka bindur kënd në Perëndim.
Trump i lë jashtë dere gazetarët, Merkel i përgjon
Revista gjermane “Spiegel” raporton në numrin e saj të fundit për një tjetër episod që implikon shërbimet sekrete në veprimtari survejimi delikate. Sipas revistës që dekalron se ka parë dokumentet origjinale, shërbimi sekret gjerman Bundesnachrichtendienst(BND) ka mbajtur nën mbikëqyrje të paktën 50 gazetarë të huaj, duke përgjuar telefonatat dhe adresat elektronike. Numrin më të madh e zënë gazetarët e sektorit ndërkombëtar në BBC, të cilët janë përgjuar për raportimet e tyre ngha Afganistani dhe me gjasë për identifikimin e burimeve që ata disponojnë.
Fundi i rendit liberal – thirrje për një front ndërkombëtar kundër Trump
Ironike që kundërshtarët më të mëdhenj të Trump sot janë gjermanët dhe Gjermani, vendi i tij i origjinës. Prej javësh tashmë në media qarkullon një natrativë që e sheh Gjermaninë si alternativë të ShBA-së në mbrojtjen dhe pronovimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Drejt një mbrojtjeje bërthamore europiane dhe një Gjermanie atomike?
Revista gjermane “Der Spiegel” shkruan në numrin e saj të datës 10 dhjetor për një lëvizje në rreth të ngushtë mes drejtuesve europianë për të rishikuar strategjinë e mbrojtjes bërthamore. Sipas revistës që citon diplomatë, drejtuesit europianë nuk e kanë përmendur idenë në asnjë prej takimeve të NATO-s, duke këmbëngulur që çështja të qëndrojë me çdo kusht larg debatit publik. Kjo nismë ende në embrion, ka marrë udhë nga fitorja e Donald Trump dhe qasjet e tij për të rishkuar de facto kontratat e anëtarësisë në Aleancë.
Frymë alarmi për fitoren e Donald Trump. Mediat “zëvendësojnë” SHBA me Gjermaninë si lidere të botës së lirë
Donald Trump i ka shqetësuar të gjithë. Një individ i vetëm ka zhbërë besimin tek sistemi amerikan, i konsideruar si garanti i demokracisë e ca më tej i botës së lirë. Analistë dhe opinionistë të ndryshëm, media të tëra janë në radhën e gjatë të vajtimit dhe histerisë postelektorale amerikane duke i dorëzuar kodin e qytetërimit perëndimor një njeriu: Donald Trump. Po ecet më tej duke sugjeruar edhe një alternativë ndaj SHBA-së si shtëpia kryesore e lirisë. Gjermania po del në skenë si vendi që mund t’i besohet demokracia, zhvillimi dhe ruajtja e saj.
Balta nuk qenka ekskluzivitet për kryeministrin e përkëdhelur të Tiranës
Revista "Spiegel", patjetër media jashtë kazanit, apo nga ato ku kryeministri shqiptar do vraponte të fuste fytyrën, i ka kushtuar një shkrim duelit Trump - Clinton për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Fushatë e pistë, me goditje gjithfarëshe, përcjellë me këtë fotomontazh. Një kujtesë për këdo që dallon "politika ndryshe", apo "politikë të re" gjetkë. Rregullat janë po ato, me ndryshimin se një tekanjoz si Edi Rama, ia lë baltën tjetërkujt, për të fituar "pikë" siç thotë ai në mënyrë bizantine.
Epidemia nacionaliste, Kroacia në radhë pas Hungarisë?
Koalicioni qeverisës në Kroaci ka tërhequr vëmendjen për një prirje nacionaliste të ngjashme me atë që haset aktualisht në Hungari. Njësoj si kjo e fundit, edhe Kroacia bën pjesë ndër ato vende që kanë traditë në instalimin e regjimeve nacionaliste, të përfshira madje në krime si në rastin e Luftës së Dytë Botëore. Duket se cikli po mbyllet dhe retorika po riadaptohet në formën e një shpagimi historik, por edhe ndoshta pse alternativat e tjera janë diskredituar.
Për krizën e refugjatëve/“Spiegel”: Kriza, merr zgjidhje në Ballkan". Soros: “Minimum financimi prej 40 miliardë $ për të marrë situatën në kontroll”
Kriza e refugjatëve që po përjeton Europa, në realitet po merr zgjidhjen e vet, ciladoqoftë ajo, në Ballkan. Ky përcaktim bëhet në një shkrim të revistës gjermane “Spiegel” e cila në të vërtetë thjesht përshkruan atë që po ndodh pa shtuar gjë për mënyrën sesi duhet dalë nga situata. Fakateve nuk u shpëton dot: Greqia është lënë të kthehet në një vaskë refugjatës si pasojë e lojërave të vendeve europiane që kanë adresuar sfidën e migracionit si një politikë nacionale.
"Bota është një krijim artistik, realizuar sipas një stili shumë të veçantë”
Nobelisti në fizikë, Frank Wilczek, ka dhënë një intervistë për gjermanen “Spiegel”. Universi, njeriu, e bukura, këto janë temat për të cilat flet Wilczek, që sheh tek arti dhe te shkenca dy fusha që “aktivizojnë të njëjtat qendra të trurit”. Më poshtë disa pyetje – përgjigje nga intervista:
SPIEGEL: Në librin tuaj të ri, “Një pyetje e bukur”, ju shkruani se fizika i drejtohet sensit tonë të së bukurës. A ju frymëzon arti kur studioni ligjet e natyrës?