Trump i lë jashtë dere gazetarët, Merkel i përgjon
Revista gjermane “Spiegel” raporton në numrin e saj të fundit për një tjetër episod që implikon shërbimet sekrete në veprimtari survejimi delikate. Sipas revistës që dekalron se ka parë dokumentet origjinale, shërbimi sekret gjerman Bundesnachrichtendienst(BND) ka mbajtur nën mbikëqyrje të paktën 50 gazetarë të huaj, duke përgjuar telefonatat dhe adresat elektronike. Numrin më të madh e zënë gazetarët e sektorit ndërkombëtar në BBC, të cilët janë përgjuar për raportimet e tyre ngha Afganistani dhe me gjasë për identifikimin e burimeve që ata disponojnë. Po kështu në listë janë numrat e korrespondentëve të Reuters në Afganistan, Pakistan dhe Nigeri. Nuk mbetet jashtë Kongoja dhe Zimbabveja, duke konfirmuar se Afrika mbetet zonë e posaçme interesi për gjermanët. Agjenci lajmesh nga Kuvajti, Libani dhe India e deri Nepali dhe Indonezia plotësojnë urinë për përgjime.
“Ne i raportojmë ekskluzivisht qeverisë”, ka deklaruar zyra e shtypit e shërbimit pasi në media është publikuar raporti. Çka do të thotë se raportimi i shkon kancelares Merkel. Kjo situatë shtron dilemën nëse është më mirë Trump që nuk i qas fare disa media, apo buzëqeshja me të gjithë dhe survejimi në shkelje të Kushtetutës nga ana tjetër?
http://www.spiegel.de/international/germany/german-intelligence-spied-on...
Add new comment