Për krizën e refugjatëve/“Spiegel”: Kriza, merr zgjidhje në Ballkan". Soros: “Minimum financimi prej 40 miliardë $ për të marrë situatën në kontroll”

Postuar në 27 Shkurt, 2016 17:08

Kriza e refugjatëve që po përjeton Europa, në realitet po merr zgjidhjen e vet, ciladoqoftë ajo, në Ballkan. Ky përcaktim bëhet në një shkrim të revistës gjermane “Spiegel” e cila në të vërtetë thjesht përshkruan atë që po ndodh pa shtuar gjë për mënyrën sesi duhet dalë nga situata. Fakateve nuk u shpëton dot: Greqia është lënë të kthehet në një vaskë refugjatës si pasojë e lojërave të vendeve europiane që kanë adresuar sfidën e migracionit si një politikë nacionale. BE-ja ka dalë jashtë loje dhe aktori kryesor që mund të shërbente për të mbajtur në këmbë një strukturë e cila nuk po merr më vendime, Gjermania, është në krizën politike mes nacionalizmit dhe një kancelareje që refuzohet masivisht në këtë pikë. “Spiegel” nënvizon edhe lëvizjen e Austrisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke miratuar njëfarësoj mbylljen e kufirit, ndonëse siç vë re revista, lëvizje të tilla heqin mundësinë e një plani të përgjithshëm. Edhe vendet e Vishegradit, ku hyn Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke po vendosin manjënë: kreu i Hungarisë, Viktor Orban ka vendosur të shkojë  në referendum ndonëse vendit të tij, sipas planeve të shpërndarjes i takojnë vetëm 1294 refugjatë. Me sa duket Europa është e ndarë, e çarë e thyer që në shtratin sociale, përpara se të shkojë në vendimmarrjen politike, pasi refuzimi i Europës Lindore përballë një Greqie që po i shteron kapacitetet, është një polarizim që ka si mesazh: “Bëni hall vetë”. “Spiegel” e sheh si të padobishëm edhe planin e Gjermanisë për bashkëpunim me Turqinë, sa kohëq ë menaxhimi në këtë mënyrë e vendos Europën në pozitën më komike të mundshme: Ankaraja është një ndër aktorët e krizës siriane, pra një ndër shkaktarët e valës migratore dhe BE-ja po mendon ta paguajë. “Edhe sikur plani turko-gjerman do të funksionojë, ne duhet t’ia bëjmë të qartë Turqisë se çfarë presim: ata duhet të ndalojnë që refugjatët të lëvizin në drejtimin e tanishëm dhe të ndalojnë së bombarduari kurdët”, deklaron ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurtz. Austria po kështu hedh poshtë edhe kritikat e Gjermanisë, e cila nuk po shihet mirë as nga europianolindorët që shohin se plani i shpërndarjes në kontinent është në thelb zbatimi i një politike gjermane, por jo europiane.

Një zgjidhje ka propozuar së fundmi edhe miliarderi hungarezo-amerikan, Goerge Soros. Në një shkrim në “Project Syndicate”, Soros sugjeron përdorimin e fondeve masive si mënyra më e mirë për të frenuar valën migratore. Shembulli  më i mirë sipas tij është Jordania që po mban një numër shumë të madh refugjatësh: finacimi i saj dhe lehtësimi i borxhit do të ndihmonin më shumë këtë vend. Sipas tij një minimum prej 40 miliardë duhet shpenzuar në Europë, Liban, Turqi dhe Jordani për të marrë në kontroll situatën. Nëse shihet mirë, financimi do të ishte një anë e mirë e të keqes së krizës aktuale, sa kohë që në një lumë të tillë parash disa vende do të përfitonin diçka më shumë sesa thjesht do të ishin financuar për të menaxhuar krizën. (http://www.marketwatch.com/story/george-soros-the-eu-ought-to-borrow-mon...)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.