Grushti i shtetit në Turqi, një pretekst i mirëpritur. Lëvizja Gulen nuk është eskremiste, e as terroriste

Postuar në 23 Mars, 2017 10:14

Shefi i Shërbimit sekret gjerman, BND, Bruno Kahl, i ka dhënë një intervistë revistës “Spiegel” përmeës së cilës jep disa përgjigje për terrorizmin, survejimin në botën e tanishme, ndryshimin e administratës amerikane, por edhe zhvillimet në Turqi. Duke qëndruar te kjo e fundit, vlerësimet e Kahl kanë rëndësi pasi ato marrin edhe nota politike, përderisa kreu gjerman i inteligjencës thotë se argumenti i Ankarasë zyrtare për grushtin e shtetit të muajit korrik, nuk ka bindur kënd në Perëndim. Në çdo rast Kahl thotë se veprimet e qeverisë turke dhe spastrimet e ndërmarra prej saj, detyruan një pjesë të elementit ushtarak që të hidheshin në aksion përpara se kjo do të ndodhte edhe me ta. Sipas tij, përpjekja për grusht shteti nuk është inskenuar nga qeveria turke, por me të është luajtur politikisht.

Grushti i shtetit ishte me gjasë një pretekst i mirëpritur”, thotë ai.

Kahla jep edhe disa konsiderata për lëvizjen e Fetullah Gulen, e cila është aktive në disa vende, përfshirë Shqipërinë.

Lëvizja Gulen është një bashkim civil për arsimin fetar dhe shekullar”, thotë Kahl që shton se lëvizja nuk mund të cilësohet si sekt.

http://www.spiegel.de/international/germany/german-intelligence-chief-br...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.