sondazhi

Jo vetëm në Serbi. Putin i preferuar edhe në Greqi

Postuar në 11 Tetor, 2017 11:36

Një sondazh i kryer nga një grup sociologësh në Univesitetin e Maqedonisë për llogari të gazetës “Kathimerini”, evidenton një klimë mosbesimi të grekëve ndaj Perëndimit dhe Europës politike, në të cilën bëjnë pjesë prej dekadash. 57.3% e grekëve mbajnë qëndrim pozitiv ndaj Rusisë dhe 67% e tyre kanë qëndrim pozitiv ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Kancelarja gjermane Angela Merkel, shikohet pozitivisht nga 40.5% e të pyeturve, kurse presidenti amerikan, Donald Trump nga vetëm 16.5% e tyre. 73% e grekëve nuk e pëlqejnë Trump, ndërkohë që për Merkel kjo shifër është 56%.

Sondazhi/SHBA si kërcënim - Turqia në vend të parë

Postuar në 03 Gusht, 2017 12:50

Imazhi i SHBA-së në botë është ndoshta në kuotat më të ulëta. Një vëzhgim i kryer nga Pew Research Center, kryer në 30 vende  në vitin 2013 dhe tani, pra 4 vite më pas, dëshmon për rritjen e një fryme antiamerikane në mbarë globin. 38% e njerëzve mendojnë se SHBA pëërbën kërcënim kryesor për vendin e tyre, krahasuar me 13% që ishte kjo shifër në vitin 2013.

Serbët, të ftohtë edhe me BE-në. Vetëm 49% pro anëtarësimit

Postuar në 24 Korrik, 2017 16:05

Shumica e serbëve nuk do të votonin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas një sondazhi të organizuar nga Ministria e Ingegrimit Europian në Serbi, 49% e serbëve janë dakord për anëtarësimin, ndërkohë që 51% që nuk janë dakord mbeten shumicë. 66% e serbëve mendojnë se duhen kryer reforma por pa u vendosur këto në lidhje me çështjen e anëtarësimit në BE. 27% e serbëve kundërshtojnë anëtarësimin, 13% nuk do të votonin nëse do të mbahej një referendum për këtë çështje dhe 11% nuk dinin të përgjigjeshin.

Kundër NATO-s/88% e studentëve serbë nuk e duan anëtarësimin në Aleancë

Postuar në 20 Qershor, 2017 11:57

88% e studentëve të Beogradit mendojnë se Serbia nuk duhet të bëhet pjesë e NATO-s. Kundërshti jo të vogël ka edhe për anëtarësimin e vendit në BE: 39.7%, ndërkohë që skepticizmi për anëtarësimin është edhe më i madh: 50% mendojnë se Serbia nuk do të bëhet asnjëherë anëtare e BE-së. Lajmi raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve “Tanjug” dhe bazohet në një sondazh në universitetin kryesor të vendit realizuar nga Qendra për Politikën Ndërkombëtare Publike, me pjesëmarrjen e 1323 studentëve nga 38 fakultete.

Të tretët në botë/56% e shqiptarëve duan të emigrojnë. Në vitin 2012, shifra ishte 36%

Postuar në 10 Qershor, 2017 16:07

Shqiptarët vijojnë të mbeten një popullsi që dëshiron të emigrojë. 56% e tyre sipas një sondazhi të Gallup ka dëshirë të zhvendoset nga Shqipëria, një shifër që bën pjesë te 14% i popullsisë globale që ka të njëjtën prirje.

Sondazhi i "Piepoli", PS qeveris e vetme

Postuar në 06 Qershor, 2017 21:51

Një tjetër sondazh nxjerr Partinë Socialiste forcë të parë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Instituti italian "Piepoli" i cili u prezantua në Report Tv intervistoi një kampion prej 800 personash, ku sipas sondazhit PS fiton zgjedhjet parlamentare dhe siguron 69 deri në 73 mandate, me një marzh gabimi 48-52% të votave. 

​PD do merrte 28-32% të votave ose 41-45 mandate në Kuvend. Lëvizja Socialiste për Integrim, në rang kombëtar sipas sondazhit ruan të njëjtat shifra si në 2013-ën me 9-13% të votave ose 14-18 deputetë në Kuvend. 

Sondazhet parlajmërojnë një fitore dërrmuese të Tereza Meit

Postuar në 24 Prill, 2017 17:39

Sipas një sondazhi të kryer nga kompania ICM botuar në gazetën Guardian mbështetja ndaj konservatorëve është 48%, ndërsa ndaj Laburistëve 27%. Të dyja palët duket se kanë rritur normat e tyre nga dy pikë përqindje nga sondazhi paraprak të martën e kaluar, por diferenca mbetet e lartë. Partia Liberal Demokratike kanë rënë në 10%, ndërsa euroskeptiket e Ukip  në 7%. Sondazhi është kryer në një kampion prej 2024 personash në periudhën mes 21 dhe 24 prill.

Maqedoni, sondazhet evidentojnë rritje të mbështetjes për Gruevskin

Postuar në 16 Mars, 2017 12:33

Ndërkohë që kriza maqedonase vijon prej javësh pa një zgjidhje reale dhe me perspektivë të vetme përsëritjen e zgjedhjeve, një sondazh i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në Shkup, sjell në vëmendje rritjen e përkrahjes për partinë e Nikolla Gruevskit. Sipas këtij sondazhi, referuar nga agjencia MIA, VMRO – DPMNE është rritur me 1.6 pikë që nga zgjedhjet e muajit dhjetor, ndërkohë që LSDM-ja e Zoran Zaev ka një rënie me 2.6 pikë. Në përqindje mbështetja për dy partitë sipas këtij sondazhi është respektivisht: 27,1% dhe 21,8%.

Vetëm 30% e votuesve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme

Postuar në 27 Shkurt, 2017 18:01

Nga një sondazh elektronik i kryer nga Questia.al (https://www.questia.al/), me 730 të anketuar të moshës 18-64 vjeç, rezulton se vetëm 30% e të anketuarve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme për sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndërsa 60% e quajnë të panevojshme dhe 10% nuk kanë një opinion rreth kësaj çështje.

Këto rezultate janë llogaritur pasi kampioni u ripeshua, për të përfaqësuar sa më mirë ndarjen e popullsisë në rurale e urbane, dhe sipas gjinisë e moshës.

Kadare: Sondazhi i OSBE mbi komunizmin, racist dhe antishqiptar

Postuar në 23 Shkurt, 2017 10:12

Ismail Kadare nuk e ka fshehur indinjatën mbi përfundimet e një studimi të OSBE-së, sipas të cilit rreth 53 për qind e shqiptarëve kanë nostalgji për komunizmin. Në në një intervistë për konica. al ai thotë se ky sondazh ngre pikëpyetje mbi vërtertësinë dhe qëllimet për të cilat është bërë.

Pages

Subscribe to RSS - sondazhi