Sondazhet parlajmërojnë një fitore dërrmuese të Tereza Meit
Sipas një sondazhi të kryer nga kompania ICM botuar në gazetën Guardian mbështetja ndaj konservatorëve është 48%, ndërsa ndaj Laburistëve 27%. Të dyja palët duket se kanë rritur normat e tyre nga dy pikë përqindje nga sondazhi paraprak të martën e kaluar, por diferenca mbetet e lartë. Partia Liberal Demokratike kanë rënë në 10%, ndërsa euroskeptiket e Ukip në 7%. Sondazhi është kryer në një kampion prej 2024 personash në periudhën mes 21 dhe 24 prill. Sondazhet ditët e fundit tregojnë se Mei është duke shkuar drejt një fitore dërrmuese që mund ta çojnë shumicën e konservatorëve në parlament në më shumë se 100 vende.
Add new comment