MEI

Britania në udhëkryq, BREXIT nuk kalon në parlament

Postuar në 15 Janar, 2019 21:15

Pavarësisht thirrjeve dramatike të Teresa Meit drejtuar deputetëve të votonin marrëveshjen e nënshkruar me BE-në dhe garancive se qeveria britanike do të bashkëpunote ngushtë me Parlamentin në fazën e ardhshme të negociatave, parlamenti britanik nuk mbështeti planin e BREXIT, duke çuar në një humbje të madhe për kryeministren britanike.

"Është e qartë se parlamenti po voton kundër marrëveshjes, por nuk është e qartë se çfarë do të thotë saktësisht kjo"- tha Mei pak pas shpalljes së rezultatit të votimit.

Tri dorëheqje në kabinetin e Meit, Britania në krizë politike

Postuar në 09 Korrik, 2018 19:18

Dorëheqjen nga qeveria britanike njoftuan 24 orët e fundit dy ministrat, ai i Jashtëm, Boris Johnson dhe David Davis, ministër i Brexit, duke shkaktuar turbullira në skenën politike vetëm tre ditë pas marrëveshjes së kryeministres britanike me kabinetin e saj mbi marrëdhëniet e vendit me Bashkimin Europian pas Brexit

Britania thellon vetëizolimin me BE-në

Postuar në 31 Korrik, 2017 20:47

Lëvizja e lirë mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian do të përfundojë në mars të vitit 2019, kur Britania të largohet përfundimisht nga BE. Zëdhënësi i kryeministres britanike, Tereza Mei tha të hënën se qeveria kishte marrë disa vendime, duke përfshirë edhe propozimet për të drejtat e qytetarëve evropianë pas Brexit.

Dy botë të ndryshme!

Postuar në 02 Maj, 2017 10:04

Dy botë të ndryshme zbuloi takimi i fundit mes kryeministres së Britanisë Tereza Mei dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Prapaskenat e takimit "katastrofik" mes tyre bënë që Juncker të vlerësojë se shkalla e dështimit të negociatave me Londrës dhe Bashkimit Europian është më shumë se 50%, ndërsa zyrtarë evropianë i thanë Tereza Meit se  “BE nuk është një klub golfi”.

Sondazhet parlajmërojnë një fitore dërrmuese të Tereza Meit

Postuar në 24 Prill, 2017 17:39

Sipas një sondazhi të kryer nga kompania ICM botuar në gazetën Guardian mbështetja ndaj konservatorëve është 48%, ndërsa ndaj Laburistëve 27%. Të dyja palët duket se kanë rritur normat e tyre nga dy pikë përqindje nga sondazhi paraprak të martën e kaluar, por diferenca mbetet e lartë. Partia Liberal Demokratike kanë rënë në 10%, ndërsa euroskeptiket e Ukip  në 7%. Sondazhi është kryer në një kampion prej 2024 personash në periudhën mes 21 dhe 24 prill.

Pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri janë nënshkruar me shoqëri "offshore"

Postuar në 09 Prill, 2016 09:56

Ministria e Energjisë reagoi pas lajmit se qeveria ka dhënë me koncesion, atë që njihet si Blloku 8, kompanisë Albanides Energy. MEI thotë se nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të vendosë kushte që kufizojnë vendndodhjen e aksionerëve të këtyre shoqërive apo të drejtën e transferimit të aksioneve.
Është fakt i ditur, thuhet në sqarimin e Ministrisë, që pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri, por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si “offshore”.

Subscribe to RSS - MEI