Tri dorëheqje në kabinetin e Meit, Britania në krizë politike
Dorëheqjen nga qeveria britanike njoftuan 24 orët e fundit dy ministrat, ai i Jashtëm, Boris Johnson dhe David Davis, ministër i Brexit, duke shkaktuar turbullira në skenën politike vetëm tre ditë pas marrëveshjes së kryeministres britanike me kabinetin e saj mbi marrëdhëniet e vendit me Bashkimin Europian pas Brexit
Ish-ministri i Brexit tha hapur se projekti Mei parashikon një marrëdhënie shumë të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe se është vetëm një "iluzion se kontrolli do t'i kaloje në Londrës pas largimit". "Duket se ne po lëshojmë shumë dhe me lehtësi të madhe. Kjo është një praktikë e rrezikshme"-tha Davis, duke folur për radio BBC.
Goditja e madhe për Mein, megjithatë, është dorëheqja e ministrit të Jashtëm, Boris Xhonson. Jo vetëm si ministër me peshë në kabinet, por edhe sepse ishte "fytyra" e fushatës "Leave" për t'u larguar nga Bashkimi Evropian.
Gjatë fushatës për të lënë Bashkimin Evropian, ish kryetari i bashkisë së Londrës u duk veçanërisht karizmatik. Megjithatë, gjatë mandatit të tij ministror, ai ka kryer disa gabime dhe ka marrë kritika të ashpra brenda dhe jashtë kufirit për mënyrën me të cilën ai ka përdorur portofolin e ministrit të Jashtëm.
Add new comment