brexit
Vota nuk ka vlerë absolute
Në një debat në studion e MCN Tv, ish-deputeti socialist Ervin Bushati, e ka cilësuar 14 majin e ardhshëm si një minireferendum edhe për portin e Durrësit.
Një kunj BE-së: Lufta e ukrainasve, si Brexit-i ynë
Kryeministri britanik, Boris Johnson, e krahason rezistencën e Ukrainës ndaj invazionit ushtarak rus me vendimin e Britanisë së Madhe për t'u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016. Johnson tha se të dy rastet tregojnë gatishmërinë e një populli për të luftuar për lirinë e tij.
"Unë e di se është instinkti i njerëzve të këtij vendi, si populli i Ukrainës, që të zgjedhin gjithmonë lirinë", tha Johnson në Konferencën e Partisë Konservatore të shtunën.
Europa ka nevojë për një narrativë të re
BREXIT vë në lëvizje ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar
Akti i dytë i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të vendosë në tavolinë rishikimin e marrëdhënieve brenda vetë ishullit. Në një opinion publikuar në “Financial Times”, Philip Stephens, shkruan se shkëputja e Skocisë nuk është e pashmangshme, por marrëdhniet brenda Mbretërisë nuk mund të jenë më të njëjtat.
Brexit-i i 450 mijë vjetëve më parë
Ndërsa Brexit është bërë zyrtarisht realitet, shkencëtarët kanë zbuluar prova të ndarjes origjinale të Britanisë nga Evropa kontinentale. Pothuajse gjysmë milioni vjet më parë, sipas të dhënave të reja, papritmas u krijua kaskadë në brezin e ngushtë të tokës që bashkonte Anglinë dhe Francën.
Studiuesit tregojnë se, si rezultat, kjo kreshtë - një digë natyrore që ndau Detin e Veriut nga Kanali Anglez – u kthye në çarje katastrofike qindra mijëra vjet më vonë në një proces me dy faza, duke e ndarë përfundimisht Britaninë. Rezultati si studimit raportohet në “Nature Communications”.
Manovër për zgjedhje të parakohshme
Kryeministri Boris Johnson do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 12 dhjetor, një propozim që ai planifikon t'ia paraqesë parlamentit javën e ardhshme. Në një intervistë për BBC, Boris Johnson tha se do t'u jepte deputetëve më shumë kohë për të diskutuar projektligjin e Brexit, nëse ata bien dakord që zgjedhjet të mbahen në 12 dhjetor.
Nëse Laburistët do të pajtohen me propozimin për zgjedhje të parakohshme, qeveria do të përpiqet të kalojë marrëveshjen në parlament përpara 6 Nëntorit, përpara se ai të shpërndahet me qëllim nisjen e fushatës zgjedhore.
Retrospektivë/Nga Macmillan që qante para De Gaulle për të hyrë në TPE te Brexit
Debati i pafundëm për marrëveshjen e Brexit ka detyruar mediat të sjellin në vëmendje episode historike që duan të shpjegojnë drejtësinë e liderëve të dikurshëm. France 24 sjell kështu qëndrimin e ish-presidentit Charles de Gaulle që kundërshtonte përfshirjen e Britanisë së Madhe në Tregun e Përbashkët Europian.
Elton John: I neveritur me Brexit, jam europian
Elton John ka folur hapur rreth krizës britanike të Brexit, duke thënë se ndihet i "turpëruar" për vendin e tij dhe manipulimit me çështjen e divorcit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Gjatë një koncerti në Verona të Italisë në kuadër të një turneu botëror ai shprehu kundërshtinë e tij për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian.
Pranon mundësinë e një referendumi të dytë për Brexit
Britanikët mund të thirren në një referendum të dytë për Brexit. Kryeministrja Tereza Mei në tentativën e saj të fundit për të bindur parlamentin të miratojë marrëveshjen me BE, pranoi përfshirjen e një amendamenti që do të përsëriste referendumin.
Frymëmarrje për May, merr zgjatje të BREXIT deri në 31 tetor
Zgjatje fleksibile të negociatave të Brexit deri më 31 tetor të këtij viti kanë vendosur krerët e BE gjatë samitit të jashtëzakonshëm që u mbajt në Bruksel. Në gjashtë muajt e ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar do të ketë mundësinë të votojë në parlament marrëveshjen që mund ta nxjerrë jashtë BE-së më herët se data e planifikuar.
Me këtë marrëveshje të re, Mbretëria e Bashkuar është e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet europarlamentare ashtu si 27 shtetet e tjera evropiane. Britania në këtë mënyrë do të zgjedhë 73 deputetët që i takojnë.