Pranon mundësinë e një referendumi të dytë për Brexit
Britanikët mund të thirren në një referendum të dytë për Brexit. Kryeministrja Tereza Mei në tentativën e saj të fundit për të bindur parlamentin të miratojë marrëveshjen me BE, pranoi përfshirjen e një amendamenti që do të përsëriste referendumin.
Kushti është që marrëveshja e re me Brukselin e propozuar nga kryeministrja të marrë fillimisht dritën e jeshile nga parlamenti, ndërsa votimi për amendamentin të bëhet para ratifikimit të marrëveshjes. May prezantoi në hollësi një sërë kompromisesh që janë përfshirë në marrëveshjen e re në një përpjekje për të fituar mbështetjen e Laburistëve.
"Ne kemi bërë ndryshime të mëdha për të mbrojtur integritetin ekonomik dhe kushtetues të Mbretërisë së Bashkuar. Realiteti është se pas tri përpjekjeve për të arritur një marrëveshje parlamentare, ne nuk do të dalim nga Bashkimi Evropian nëse nuk kemi një marrëveshje që mund të ketë një mbështetje të gjerë "-tha ajo.
Mei ofron mundësinë e një referendumi të dytë nëse parlamenti kalon Marrëveshjen e Brexit, teksti i të cilit do të publikohet brenda disa ditëve të ardhshme.
Add new comment