Sondazhi i "Piepoli", PS qeveris e vetme
Një tjetër sondazh nxjerr Partinë Socialiste forcë të parë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Instituti italian "Piepoli" i cili u prezantua në Report Tv intervistoi një kampion prej 800 personash, ku sipas sondazhit PS fiton zgjedhjet parlamentare dhe siguron 69 deri në 73 mandate, me një marzh gabimi 48-52% të votave.
PD do merrte 28-32% të votave ose 41-45 mandate në Kuvend. Lëvizja Socialiste për Integrim, në rang kombëtar sipas sondazhit ruan të njëjtat shifra si në 2013-ën me 9-13% të votave ose 14-18 deputetë në Kuvend.
Sipas projeksioneve të sondazhit, mandate parashikohet të marrin edhe parti të vogla si LIBRA, SFIDA, FRD dhe PDIU nga 2-4 mandate.
Add new comment