shqiptaret

Gara për të kapitalizuar ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA në Ballkan

Postuar në 23 Mars, 2017 11:40

Ditët e fundit në Washington është zhvilluar një takim i 68 anëtarëve të Koalicionit Ndërkombëtar kundër ISIS, i kërkuar ky nga sekretari i ri i Departamentit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Aktivitetet e këtij takimi i ka përcjellë gjerësisht edhe ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka marrë disa kontakte. Kështu ai ka pritur në ambasadën tonë në Washington, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, akt ky që flet për rëndësinë e Shqipërisë në një rajon që po nxehet sërish.

Ambasadori britanik “ngre flamurin” në çadrën e protestës

Postuar në 17 Mars, 2017 18:47

Një tjetër ambasador është shfaqur sot në media me dosjen e vet për shqiptarët. Ky është ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman. Ai ka thënë se shqiptarët kanë ecur jo keq në aktivitetet ekonomike kriminale në Britani dhe kjo është një nga arsyet pse shqiptarët dhe Shqipëria paskan rëndësi për Londrën zyrtare.

Ikja nga Shqipëria, alternativë kryesore

Postuar në 10 Mars, 2017 10:28

Revista “Monitor” shkruan sot se prirja për t’u larguar nga Shqipëria po arrin rekorde. Një e dhënë e tërthortë është edhe kërkimi në internet që bëhet nga Shqipëria për azilin. Gjermania është destinacioni kryesor dhe sipas Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim kërkimi në internet, përmes motorit Google, për azilkërkimin është kryer 587 mijë herë. Kjo për vitin 2016 kur ikja kapi përmasa të mëdha. Më e keqja është largimi i të rinjve, pasi azilkërkuesit shqiptarë I përkasin në masën 45% grupmoshës, 18-34 vjeç.

Rusia, sfidë për nacionalizmin shqiptar në Ballkan*

Postuar në 07 Mars, 2017 09:43

Kriza ekonomike dhe politike që po përshkon Evropën qysh prej fillimit të viteve 2010, po shoqërohet së fundmi me shenja të dukshme të destabilitetit të rajonit të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se destabiliteti lindi pikërisht pas vitit 2010, për vetë faktin – apo mitin – se Ballkani njihet si “fuçi baruti”. Megjithatë, grindjet politike në Malin e Zi në Tetorin e vitit 2016, u shoqëruan me krizën e trenit serb në Kosovë në Janar të 2017, ndërsa kohët e fundit iu la vendi krizës elektorale dhe ndëretnike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Po sikur Llalla të marrë shtetësi amerikane, cilin nga këta amerikanë do të zgjidhnit?

Postuar në 10 Shkurt, 2017 13:37

Shkrimi i djeshëm në Washington Times, gazeta e dytë në Washington, ka pështjelluar Tiranën zyrtare dhe rojtarët e dritave të qeverisë. Ndonëse është një shkrim nga ata që duket se janë të lobuar për t’u botuar, sërish mendimi se një gazetë amerikane riprodhon të njëjtat akuza që ka sot Ilir Meta dhe Sali Berisha për Donald Lu, ka infektuar fillimisht apologjetët e ambasadorit amerikan. I pari në listë është padyshim Spartak Ngjela, statuset në Facebook të të cilit janë manifestime depresioni dhe deliri të programuara për t’u përcjellë si avokati serioze.

Shkupi zyrtar – Edi Ramës: Merru me Shqipërinë, lëre fantazinë e liderit të Ballkanit

Postuar në 03 Shkurt, 2017 15:45

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar rretha asaj që e quan ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Në një reagim ndaj deklaratave dhe komenteve të kryeministrit Edi Rama, ministria maqeonase vlerëson se “do të ishte një gjë e mirë për fqinjësinë mes vendeve që të aplikohet koncepti maqedonas i integrimit multikulturor në shoqëri bazuar në vlerat europiane”. 

Përkujtohen Zogu dhe Rifat Hoxha për shpëtimin e hebrejve

Postuar në 27 Janar, 2017 21:10

Një ekspozitë në New York nga një grup i quajtur "Unë jam mbrojtësi yt" ka kujtuar figura të botës myslimane që dhanë ndihmesë pë hebrejtë që i ikinin persekutimit nazist. Mes tyre figuron edhe Zogu me Rifa Hoxhën si dhe familja Pilkus. 

http://time.com/4651298/holocaust-memorial-day-muslims-jews/?xid=time_so...

 

Maqedonisë po i sugjerohet “Shqipëria e prillit 2013”

Postuar në 26 Janar, 2017 14:45

Nikolla Gruevskit i kanë mbetur edhe katër ditë si i mandatuar për të krijuar qeverinë e re në Maqedoni. Por kush dëshiron të kuptojë se çfarë Maqedonie do të kemi nëse në krye të vendit vjen një zhurmues si Zoran Zaev, mjafton të kërkojë në arkiva Shqipërinë e vitit 2013. Pavarësisht ngjarjeve dhe akuzave nga më të mëdhatë, PS-ja e Edi Ramës nuk i fitonte dot zgjedhjeve vetëm. Çka provon se publiku kishte perceptuar se një pjesë e madhe e politikave opozitare udhëhiqeshin nga interesi strikt politik dhe ekonomik, pavarësisht skandaleve të qeverisë Berisha.

Rrëfimi i Gruevskit: Soros ndërsen shqiptarët kundër maqedonasve

Postuar në 19 Janar, 2017 19:23

Gazeta Express i ka marrë një intervistë ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski lidhur me zhvillimet në vendin fqinj, por më interes paraqet këndvështrimi i tij në raport me shqiptarët dhe kërkesat e tyre.  I pyetur për të drejtat e tyre dhe kërkesat e përfshira në marrëveshjen e fundit të partive shqiptare Gruevski thotë se nuk ka vend në rajon dhe ndoshta as në Evropë, i cili u ka dhënë më shumë të drejta komuniteteve më të vogla etnike sesa Maqedonia dhe se pas qëndrimeve të shqiptarëve qëndron multimiliarderi amerikan George Soros.

Rishikohet Ohri? Partitë shqiptare propozojnë një Marrëveshje të re për Maqedoninë

Postuar në 07 Janar, 2017 16:26

Kryeministri Edi Rama dhe kanali televiziv Top-Channel kanë “festuar” sot arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes partive shqiptare në Maqedoni.“Shqiptarët “trondisin” Shkupin”, shkruan në lajmin e vet kryesor kanali kombëtar Top-Channel që e shoqëron lajmin me foton e Edi Ramës në takim më partitë shqiptare në Maqedoni(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=344899#k1). 

Pages

Subscribe to RSS - shqiptaret