Po sikur Llalla të marrë shtetësi amerikane, cilin nga këta amerikanë do të zgjidhnit?

Postuar në 10 Shkurt, 2017 13:37

Shkrimi i djeshëm në Washington Times, gazeta e dytë në Washington, ka pështjelluar Tiranën zyrtare dhe rojtarët e dritave të qeverisë. Ndonëse është një shkrim nga ata që duket se janë të lobuar për t’u botuar, sërish mendimi se një gazetë amerikane riprodhon të njëjtat akuza që ka sot Ilir Meta dhe Sali Berisha për Donald Lu, ka infektuar fillimisht apologjetët e ambasadorit amerikan. I pari në listë është padyshim Spartak Ngjela, statuset në Facebook të të cilit janë manifestime depresioni dhe deliri të programuara për t’u përcjellë si avokati serioze. Nuk ka asnjë vlerë të sillet ajo që thotë Ngjela, pasi askush nuk ka pse të humbasë kohën.

I dyti është shfaqur Rexhep Qosja, një figurë publike kosovare e afërt me regjimin e Enver Hoxhës dhe me të majtën shqiptare në përgjithësi. Ai ka dhënë një intervistë për dritare.net ku thotë ndër të tjera:

Unë e kam përcjellë prej fillimit ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. Pavarësisht atyre që janë thënë e shkruar, unë reagimet e tij, paraqitjet e tij, që në disa raste mund të duken pak të tepruara, i kam quajtur të dobishme për Shqipërinë, e ka ndihmuar procesin e reformave që po bën qeveria në Shqipëri. Nuk e di a është e vërtetë ajo që dëgjova, që Kryeprokurori e ka dërguar bashkëshorten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të lindë atje dhe që fëmija të fitojë nënshtetësinë amerikane. Nëse është e vërtetë, ai Kryeprokuror i Shqipërisë humb besimin që duhet të kenë shqiptarët ndaj tij, humb legjitimitetin e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo për për bindjet e mia. Kur e dëgjova këtë lajm nisa të mendoj se ai kryeprokuror nuk meriton të jetë më kryeprokuror të Shqipërisë, mjerisht dhe i dhashë të drejtë ambasadorit Donald Lu. Në këtë pikë, unë nuk kam dilema. E tha bukur gazeta Tema, “Shqipëria do të deklarohet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo për Kryeprokurorin” dhe unë mendoj se Shqipëria është e deklaruar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për fatin tonë, interesat tona kombëtare dhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përputhur dhe Amerika e sheh se shqiptarët janë aleati i tyre i sinqertë, i natyrshëm, i kuptueshëm, i domosdoshëm.

D.m.th Qosja po ushtron pedagogjinë klerikale me lexuesin duke i thënë: Mos mendo, mos dëgjo çfarë thotë njëri dhe tjetri. Shikoju pasaportën, po qe amerikan mblidhe mendjen, mbyll sytë dhe ec përpara!

Ky lloj leksioni ngjan me atë predikimin e CNN në zgjedhje që u thoshte amerikanëve, “mos lexoni çfarë thotë ËikiLeaks se është e paligjshme. Tjetër punë media, sepse ne i zbërthejmë ato”.

Një qëndrim i moralshëm dhe që nuk udhëhihet nga interesa duhet të apelonte për të kundërtën. Pra jo bëhu me Llallën në vend të Lu, por gjyko atë çfarë thotë njëri dhe tjetri e pastaj secili del vetë në konkluzion. Janë këto lloj akrobacish banale që I presupzojë shqiptarët budallenj dhe viktima, ndaj në emër të së ardhmes dhe partneritetit strategjik me SHBA që e kanë kaq merak, këta rojtarë të lirisë, dalin përpara dhe shkartisin mendimet e mençura.

Natyrisht që secili është i lirë të zgjedhë mes Donald Lu dhe Adriatik Llalës, por të paktën ta bëjë nga ajo që thonë, e jo nga nënshtetësia. Pasi sipas gjasave djali i Llallës do marrë nënshtetësi amerikane e me të edhe Llalla vetë. Ç’të bëjmë pastaj, kë të zgjedhim, Lu apo Llallën? Apo të presim se çfarë xhevahireshe do thotë Qosja me Ngjelën?

Comments

Submitted by genti (not verified) on

bravo per analizen..ne fakt llalles nuk i besojn vetem nga pashaporta,sepse nga ana verbale ai di te shprehet ne menyre elokuente dhe shume te kulturuar,ndersa vet puna e llalles ka treguar qe punon me mish e me shpirt per drejtesine ,sepse sic vet faktet flasin burgjet tona jane plot me drejtora te korruptuar,njerez te administrates e per mos te permendurpolitikanet...

Submitted by redaksia on

Po ti mos e krahaso me Kryeministrin se ashtu do kishin rilindur burgjet. Nuk e shikon sa po denoncon vete qeveria. Une Llalles nuk i besoj as me pasaporte amerikane se kam frike se do gjeje llafin me Lu per Bankers. 

Submitted by genti (not verified) on

po lu te pakten ben detyren e vet ,mbron interesat e bisneseve qe mbase i perfaqson..them mbase se sdi ne ka aksioner amerikan te bankers..po nga keta trungujt tane ne nga kush perfaqsohemi..llalla rama apo meta basha...lu i ha peshorja nga ana e vet per amerikanet e mbase i rri drejt per neve..po ketyre taneve ska gur peshore qe ta coj drejt..zharreza e fierit ka me keto probleme ketu e 10 vjet a me shume..ka kaluar gjithe ylberi politik shqiptare ne pushtet e asnje ska ngrit ze..jo skan fol por edhe kane perdor dhune me polici mbi fshataret ne ate zone..luja te pakten tha vetem mbyll ceshtjen..keta i vune hurin..sal e rama bashk..un midis ketyre patriotave tane dhe ketij revizionistit amerikan zgjedh kete amerikanin..sme pelqen status quoja ku jemi..edhe uji kur eshte i ndenjtur mer era..po beheni si enveri qe tha i di te ter i bej vet te tera dhe u isolua..keshtu dhe patriotat shqiptare..jane krenar per cfare ,kemi treguar qe sdim te bejme asgje,qe bejme vetem autolisionizem...beni tifozat e partive,te sales e te rames,po te pakten fusni ndonje lek ne xhep mos e beni gratis

Submitted by redaksia on

Zoteri edhe ti bej tifozin e amerikaneve s'te ndalon kush. Merr apo jo leke. Po shkrimi ne fakt kishte te bente me leksionin e trashe qe japin persona publike se zgjedhim Lu pse eshte ambasadori amerikan, e jo se ajo qe thote duhet gjykuar keshtu e ashtu. 

Nuk besoj se kemi bere tifozeri per dike. Kemi mbajtur qendrim po e vertete, por sipas ceshtjeve dhe me mendimin se ne pergjithesi media duhet te divergoje me pushtetin. Ti sugjeron qe ne te marrim leke se e shikon kete si tifozeri. Une te them: Shendet genti dhe te degjofsha zene e mire! Ja edhe Sala me Ramen e kane lexuar ndoshta kete qe thua ti, e mbase vene doren ne zemer e na sjellin reklame imazhin e tyre. 

Submitted by Genti (not verified) on

Ore jam shume dakort qe kritikohet pushteti,e bjerini kokes,po keni kap argumentin e gabuar .drejtesine.ka shume sensibilitet per kete teme,.smund te kritikosh lu se po e shkul nga rrenjet..se cdo ndertoj do e shohim,mund tia fal rames e te bej mekate te tjera po ne kete proces,ne kete faze se kritikon dot pse kap prej veshi lallen e kosin e gjithe keta qelbesirat tane..ai rama ka aq mekate,dhe aq verejtje qe mund ti beni,dhe ia hapni gropen vetem me ekonomin dhe administraten .ju e kritikoni pse mbeshtet lu a pse shfrytezon lu sipas jush..drejtesia eshte gangrena e atij vendi..un jetoj jasht e jam neutral te bardhes i them te bardh e te zezes te zeze,po demagogji kot sme pelqen..lu ambasador i usa,llalla katunar qe vete lind femijen per pashaport jasht..ti ben krahason po mori llalla pasaport amerikane ke te besojm..ka shume nonsens..kjo qe ktitika..i pranoni besoj se gratis i kemi,po sikur te jemi te gjithe objektive zene e mire ia degjojme dhe asaj toke jo vetem vetej..sic ka dale ne mode andej..suksese ne jete:))

Submitted by Guest (not verified) on

Nëse i hyn thellë çështjes, pyetja është nëse duhet besuar një punonjës i listës Klinton por që punon akoma në Departamentin e shtetit (ajo çfarë nuk thuhet është se Trump ka bllokuar çdo punëson të ri nëpunësish në administratë, e si rrjedhim, ata të punësuar jopolitik nuk janë shkarkuar deri në një vlerësim të politizimit të tyre), apo një punonjës i Heritage Foundation, organizata me më ndikim politik në partinë republikane?
Nuk është vetëm media e djathtë në Shqipëri që po sulmon ambasadorin amerikan, por edhe media e majtë (si Top Media) që po mundohet shumë të jap një mbështetje përtej lajmit për ambasadorin.
Të gjitha këto tregojnë se, të paktën, pozita e ambasadorit në Washingtoni është në lëkundje. Njëra palë luan gurët për ta larguar, e pala tjetër për ta mbajtur.

Submitted by Nacionalisti (not verified) on

Ajo qe kuptojme nga gjithe ky debat, eshte qe Lu e ka dhjere, ashtu sikurse Rama. Lu eshte pjese e Sorrosit dhe mbron Sorrosin dhe jo SHBA, perndryshe Lu do te kishte Reaguar per Ramen ne te pakten dy raste:
1- Per skandalin e fotos se Rames me Obamen
2- Per qendrimet anti Trump dhe anti tashme presodentit te SHBA-se, Donald Trump.
Per me teper nuk po reagon as ndaj mediave Sorrosiane qe vazhdojne me qendrimet e tyre Anti presidentit te SHBA-ve....

Submitted by Babai i mushkes (not verified) on

Mos o zot te ndodhe kjo gje, qe Tiku i LLALLAJVE, cuni i "AGJENTIT TE CIA-s", te marre nenshtetesine amerikane.
Ne rast se do te ndodhe kjo gje, mbani mend mire, se edhe MUSHKAT KANE PER TE MBETUR ME BARRE.
Mos o zot te ndodhe !

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E pra, mos o zot se zotrote ke per te ngelur pa pune, e s'ke per te gjetur pelë per te bere ate punen.

Submitted by Babai i mushkes (not verified) on

Xhuxhumak mos je nga zona e Lunxherise ?
Shko e pyet katundaret e tu te dashuuuurrrrr, se babai i mushkes eshte edhe KALI, me grua GOMARICEN.
Kjo linje, finksionon ne te dy krahet.
Deshtove perseri o xhuxhumaku me MUTEQE te thinjura.
Te fala kush te pyese.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Asgje nuk ndryshon or torrollak, edhe gomarica nuk ke per te gjetur më neqoftese mushkat fillojne e pjellin vete, keshtuqe or ti BABAI I MUSHKES, pa gje ke per te ngelur perseri. Fillo e bjeri me dore.

Submitted by Makmak (not verified) on

Paske rrjedhur e qenke pjerdhur or ti qe i thua vehtes xhuxhumak, por qenke pordhomak i tredhur nga trute. Gjynah, ke qene goxha burre, kokminister me musteqe.
Paske rrjedhur keq.
Gjynah se si po te lene cunat te vetediskreditohesh keshtu.
Te jem si ata, te cojme ne ndonje vile, ne mal, pyll, apo bregdeti, te shtysh ditet e mbetura, qe te paken te mbahesh mend, Ai qe ke qene, e jo kymi pjerdhur nga trute tashti.
Suksese ne jete, e te fala kush te pyese.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po ce o Mak Mak qe e ndrron nick-un paskam rrjedhur une, apo ce te thashe ik e bjeri me dore se (vete the qe pjellin mushkat) se tashti nuk gjen dot as pela e as gomarica? Dhe sa here duhet te te them ty or debil qe une nuk jam ai qe kujton ti, or rrote, madje nuk kam as lidhjen me te vogel/ Behu burrec te pakten e mbaj nje nick gjithnje, se burre qe te thuash emrin e di qe nuk ta mba suma.

Qe te te nxjerr merakun, thuaj si e ke emrin tamam, te ta them edhe une si e kam, e lere rehat ate zoterine tjeter. Ho mër ti Mak Mak si thua?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.