Ikja nga Shqipëria, alternativë kryesore
Revista “Monitor” shkruan sot se prirja për t’u larguar nga Shqipëria po arrin rekorde. Një e dhënë e tërthortë është edhe kërkimi në internet që bëhet nga Shqipëria për azilin. Gjermania është destinacioni kryesor dhe sipas Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim kërkimi në internet, përmes motorit Google, për azilkërkimin është kryer 587 mijë herë. Kjo për vitin 2016 kur ikja kapi përmasa të mëdha. Më e keqja është largimi i të rinjve, pasi azilkërkuesit shqiptarë I përkasin në masën 45% grupmoshës, 18-34 vjeç. Problemi është injoruar nga qeveria, e cila nuk ka pranuar të njohë zyrtarisht se rritja e kërkesës për azil është reale.
Add new comment