shqiptaret
Videolajm/Shqiptarët nuk lejojnë ngritjen e një kryqi 56 m në Shkup
Përpjekja për të ngritur një kryq 56 m të lartë në komunën e Butelit në Shkup është kundërshtuar nga disa mijëra shqiptarë. Një deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka deklaruar se do të ngrihen tenda që të mos lejohet një gjë e tillë. Edhe partia e Menduh Thaçit ka deklaruar se kryqi provokon tensionendëretnike dhe se vendimi është marrë pa pëlqimin e shqiptarëve. Pamjet tregojnë përfshirjen e qytetarëve të kombësisë shqiptare për moslejimin e ngritjes së kryqi.
Ka diplomatë grekë që mendojnë se shqiptarët dhe grekët janë dy popuj vëllezër
Shqipëria dhe Greqia po kalojnë vitet e fundit një krizë në marrëdhëniet mes tyre, sidomos pas vitit 2009 kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen për kufirin detar. Qeveria socialiste erdhi në pushtet me proklamimin e reciprocitetit në marrëdhënie me fqinjët, çka mbajti në tension konstat marrëdhëniet mes dy vendeve. Por për Sekretarin e Pergjithshem të Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Jorgos Cipras fërkimet mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një epokë të re në marrëdhëniet Greko-Shqiptare”.
Pse Kadare habitet me shqiptarët
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare thotë se ka mbetur i habitur nga festimet për ditëlindjen e tij. “Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie,” thotë shkrimtari në një telefonatë nga Parisi pë gazetën Panorama. Kadare shpreh edhe keqardhjen që askush nuk u kujtua për përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. “Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij.
Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri do të përfshihet në kurikulat mësimore
Shqipëria zyrtare mendon të përfshijë në kurikulat arsimore atë që prej disa institucioneve, apo historianëve, brenda e jashtë vendit, njihet si “shpëtimi i hebrejve nga shqiptarët”, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka folur gjatë një ceremonie zhvilluar në Ministrinë e Jashtme, me rastin e ditës ndërkombëtare të Holokaustit. “Transmetimin e kësaj pjese të historisë tek brezat dhe gjeneratat më të reja, ministri e quajti sfidë.
Intervista e Gjeneralit serb, Stevan Gjurovic: Adem Jasharin e spiunonin vetë shqiptarët
Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ish gjenerali serb, Stevan Gjurovic, ka folur gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat. Ai është ndalur veccmas në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit. ”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiune brenda dhe për ketë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij se ku po shkonte e çka po bënte”-theksoi Gjuricc.
Nëpër mediat e tre shekujve
“Shqiptarët janë një popull i “pakultivuar” të cilët banojnë në pjesën jugperëndimore të gadishullit të Ballkanit pranë brigjeve të detit Adriatik”. E gjitha kjo është e tërë përmbledhja e njohurive të përgjithshme të një njeriu të sotëm mbi një nga popujt më të vjetër të Europës, i cili është vendosur jo shumë larg por vetëm disa orë jashtë skajeve të kufijve më jugorë të monarkisë sonë...” (Fund i citatit) v.G.
Nokshiqi, Normandia (e harruar) e shqiptarëve
Veset e pandreqshme të shqiptarëve
Shënimet e grekëve, italianëve, turqve apo francezëve mbi shqiptarët
Plasari: Rama me prirje vetëm në pikturë, fundi i tij me pasoja për Shqipërinë
Historiani Aurel Plasari parashikon se qeverisja aktuale do të jetë më pasoja për të ardhmen e vendit. Duke folur në emisionin “Debati” në Channel One ai është shprehur se Edi Rama po qeveris keq dhe kjo është arsyeja pse njerëzit duan të largohen.