shqiptaret

Shqipëria ka dështuar

Postuar në 20 Tetor, 2015 21:50

Fatos Lubonja ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Shqipëria është një shtet i dështuar. Kjo është edhe arsyeja e ikjes në masë të shqiptarëve, dukuri kjo që sipas tij po shoqërohet me mesazhin e keq se edhe ata që rrinë as që angazhohen. “Shqipërinë po e braktisin edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, po ikin me shpejtësi nga atdheu edhe krahu fizik i punës edhe të diturit.

Kur të qajnë e të qeshin në Shqipëri. Një shembull që nuk duhet harruar(video)

Postuar në 19 Tetor, 2015 19:53

Para disa ditësh, media të caktuara apo edhe politikanë kujtuan ditën e lindjes së Enver Hoxhës. Nuk dihet se çfarë kuptimi mund të ketë kjo kur të gjithë shpallen demokratë e perëndimorë, por për të kuptuar më mirë sesa plastik është humori ynë, ai politik, mund të shërbejë ky material i RTSH-së kur njoftonte vdekjen e Enver Hoxhës. Të duket se po lajmërohet fundi i kohës, i së ardhmes. Dhe qytetarë që qajnë në rresht. Me siguri shumica i ka patur lotë të vërtetë, nga padija, pasi po ta shohim nga sot, vështirë se u besohet vajeve, por dhe dollive të shqiptarëve.

Shqiptarin gjithmonë e ka penguar vetvetja

Postuar në 13 Tetor, 2015 15:17

‘Në qoftë se lexojmë disa nga analizat e spikatura të mendimtarëve tanë të shquar si “Probleme Shqiptare” të Mehdi Frashërit, “Shqiptarët: Çelësat për të kuptuar jetën dhe natyrën e tyre” të Faik Konicës, “Organizimi i kaosit” dhe “Problemaciteti shqiptare” nga Branko Merxhani, “Plagët tona” nga Lumo Skëndo, “Pesë anarkitë” nga Noli, “Orientalizëm apo oksidentalizëm” nga Krist Maloki, “Zgjimi i vonuar i Shqiptarëve” nga Stavro Skëndi, “Njëmendësia shqiptare” nga Nebil Çika apo pjesë të veçanta nga Eqerm Bej Vlora, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Anton Harapi, konstaton se krizat që ne shqipta

Vende të sigurta “për të kënaqur disa ekuilibra”

Postuar në 01 Tetor, 2015 14:58

Marcel Fürstenau shkruan sot një opinion në “Deutsche Welle” mbi situatën e migracionit dhe azilkërkimit. Ai ndalet edhe tek vendimi i Gjermanisë për të shpallur Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, si vende të sigurta origjine, ndërkohë që kujton se në këtë rajon, për të ruajtur sigurinë shërbejnë ndër të tjerë edhe forcat gjermane. “Azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, gjithashtu me të drejtë, do të mendojnë në të ardhmen ndryshe për kryetaren e qeverisë gjermane.

40% e shtatzënive te shqiptarët rezultojnë të padëshiruara

Postuar në 25 Shtator, 2015 15:57

Vetëm 13% e çifteve në Shqipëri përdorin kontraceptivë duke vijuar të përdorin metodat tradicionale për t’u mbrojtur nga shtatzanitë e padëshiruara. Ndonëse kontraceptivët ofrohen falas nga qendrat shëndetësore, përdorimi i tyre mbetet i ulët dhe ky fakt është vënë në dukje edhe nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Shtatzanitë e paplanifikuar ndodhin çdo vit tek femrat që nuk përdorin asnjë nga metodat kontraceptive, ose si rezultat e përdorimit jokorrekt të kontracepsionit.

Rritet borxh për shqiptarët, 2500 euro për frymë

Postuar në 24 Shtator, 2015 08:31

Një shqiptar me të ardhura mesatare do të duhet të punojë në më shumë se gjysmën e vitit për të shlyer pjesën e tij të borxhit kombëtar. Kjo sepse në mesin e vitit 2015, borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në mbi 2500 euro për frymë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Instituti i Statistikave, borxhi publik, pa përfshirë detyrimet e prapambetura për çdo qytetar shqiptar përbën rreth 70% të prodhimit vjetor për frymë. Mbështetur në të dhënat statistikore, borxhi për frymë ka vlerën e më shumë se shtatë pagave mesatare mujore në ekonominë shqiptare.

Kur nuk ke çfarë të humbësh, ke edhe sedër: “Jam zgjedhur nga shqiptarët, jo ndërkombëtarët”

Postuar në 17 Shtator, 2015 14:17

Elvis Roshi nuk ikën nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Edhe nëse zotëria në fjalë ka patur ndërmend diçka të tillë, është kryeministri ai që mendon ndryshe. Kryeministër që po luan në politikë me presion kundër presionit. Ja se çfarë tha sot në Parlament i zgjedhuri i popullit shqiptar: “Se po e dëgjoj shpesh këtë punën e ndërkombëtarëve. Mua s’më kanë zgjedhur ndërkombëtarët kryeministër, më kanë zgjedhur shqiptarët. Ndaj dhe ato që bëj, i bëj për shqiptarët, jo për ndërkombëtarët. Edhe dekriminalizimin nuk e bëjmë për ndërkombëtarët.

Rriten shifrat, shqiptarët pas sirianëve në Gjermani, me numrin më të lartë të azilkërkuesve

Postuar në 12 Shtator, 2015 10:37

Shqiptarët vazhdojnë të trokasin në dyert e Gjermanisë me qëllimin e vetëm të një vendi pune që nuk e sigurojnë dot në vendin e tyre. Autoritetet gjermane kanë publikuar shifrat e azilkërkuesve për muajin gusht. Sipas të dhënave, 8306 shqiptarë kanë kërkuar azil muajin e kaluar në Gjermani, duke shënuar një numër më të lartë në krahasim me muajin korrik. Në tabelat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane rezulton se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të renditen të dytët, pas atyre sirianë, edhe për muajin që lamë pas.

Nuk janë gazetarët që po e shthurin këtë botë

Postuar në 01 Shtator, 2015 11:46

Një shqiptar i latuar me banim në Amerikë, në një bisedë të rastit këto ditë, më bëri këtë pyetje: "Është Shqipëria që po shthuret e po na ikën duarsh, apo është media që na e sjell të tillë para syve"? Dhe me “Shqipëri të shthurur e të ikur duarsh” kish parasysh atë Shqipëri që ai e sheh të shumtën e kohës në gazeta e televizione, d.m.th Shqipërinë e sunduar nga tollovia, korrupsioni, padrejtësia, mjerimi, dhuna, vrasjet, etj., etj., e që, kur e sheh me sytë e vet, nuk është në gjendje të dallojë se ku media e tepron, nëse e tepron.

De Maiziere: Shqiptarët jo azil në Gjermani, por mund të vijnë për të punuar me kontratë

Postuar në 29 Gusht, 2015 08:49

Thomas de Maiziere ministri i Brendshëm gjerman i kushtonte një pjesë të intervistës së dhënë për “Euronews” edhe azilkërkuesve shqiptarë, duke deklaruar se ata nuk kanë asnjë arsye për të kërkuar azil, por mund të shkojnë në Gjermani për të punuar. “Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian ose vetëm është anëtar i NATO-s, nëse është vend ku respektohet demokracia, atëherë nuk ka asnjë arsye që shtetasit e këtyre vendeve të kërkojnë azil në Europë. Kjo është e papranueshme, në të vërtetë kjo është e dënueshme”, u shpreh ai për “Euronews”.

Pages

Subscribe to RSS - shqiptaret