40% e shtatzënive te shqiptarët rezultojnë të padëshiruara
Vetëm 13% e çifteve në Shqipëri përdorin kontraceptivë duke vijuar të përdorin metodat tradicionale për t’u mbrojtur nga shtatzanitë e padëshiruara. Ndonëse kontraceptivët ofrohen falas nga qendrat shëndetësore, përdorimi i tyre mbetet i ulët dhe ky fakt është vënë në dukje edhe nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Shtatzanitë e paplanifikuar ndodhin çdo vit tek femrat që nuk përdorin asnjë nga metodat kontraceptive, ose si rezultat e përdorimit jokorrekt të kontracepsionit. Mungesa e njohurive për kontracepsionin shpesh shërben si barrierë për përdorimin e kontraceptivëve. Nga viti 2010 e në vijim, qeveria shqiptare siguron 100 për qind mbulesën kontraceptive me fondet e veta në sektorin publik pa qënë e varur nga ndihma e përdoruesit të huaj”, tha ai. Nga 40% e shtazanive të padëshiruara, gjysma shkon drejt abortit që rrezikon shëndetin e femrës.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=309354#kryesoret
Add new comment