aborti

Armeni, 1 400 aborte në vit. Kërkohen fëmijë meshkuj

Postuar në 22 Shkurt, 2018 12:07

Zakoni i abortit për shkak të kërkimit të një fëmije mashkull nuk është zakon që haset vetëm në Shqipëri. India dhe Kina po ashtu e kanë të përhapur një praktikë të tillë, ndërkohë që gazeta “The Guardian” raporton se edhe në Armeni kjo prirje është shumë e lartë.

1400 aborte në vit për fetuse që janë vajza për një raport lindjeje 120 meshkuj me 100 femra.

40% e shtatzënive te shqiptarët rezultojnë të padëshiruara

Postuar në 25 Shtator, 2015 15:57

Vetëm 13% e çifteve në Shqipëri përdorin kontraceptivë duke vijuar të përdorin metodat tradicionale për t’u mbrojtur nga shtatzanitë e padëshiruara. Ndonëse kontraceptivët ofrohen falas nga qendrat shëndetësore, përdorimi i tyre mbetet i ulët dhe ky fakt është vënë në dukje edhe nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Shtatzanitë e paplanifikuar ndodhin çdo vit tek femrat që nuk përdorin asnjë nga metodat kontraceptive, ose si rezultat e përdorimit jokorrekt të kontracepsionit.

Papa Françesku hedh një hap tjetër revolucionar për Kishën: Falje e mëkatit të abortit për këtë vit jubile

Postuar në 01 Shtator, 2015 17:29

Një tjetër lëvizje historike ka bërë Papa Françesku I, kur ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kanë ndihmuar në proces. Kjo falje e një mëkati kaq të rëndë që për Kishën Katolike ndëshkohet me shkishërim, për besimtarët është e përkohshme në prag të Vitit Jubile, që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm. Viti Jubile Zakonisht mbahet çdo 25 vjet, veçse në rastin kur një papë shpall një vit të jashtëzakonshëm për të tërhequr vëmendjen për një çështje të caktuar

Subscribe to RSS - aborti