Papa Françesku hedh një hap tjetër revolucionar për Kishën: Falje e mëkatit të abortit për këtë vit jubile
Një tjetër lëvizje historike ka bërë Papa Françesku I, kur ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kanë ndihmuar në proces. Kjo falje e një mëkati kaq të rëndë që për Kishën Katolike ndëshkohet me shkishërim, për besimtarët është e përkohshme në prag të Vitit Jubile, që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm. Viti Jubile Zakonisht mbahet çdo 25 vjet, veçse në rastin kur një papë shpall një vit të jashtëzakonshëm për të tërhequr vëmendjen për një çështje të caktuar
“Shumë gra besojnë se nuk kanë rrugë tjetër kur kryejnë abortin” - tha Papa. Ai pohoi se kishte takuar aq shumë gra që mbajnë në zemër shenjën e këtij vendimi të dhimbshëm, saqë “Kam vendosur të lejoj të gjithë priftërinjtë që për Vitin Jubile të shfajësojnë nga mëkati i abortit atë që e bën dhe atë që kërkon falje”. Papa është i vetëdijshëm se vendimi i tij nuk do të mirëpritet nga tradicionalistët, por në filozofinë e argjentinasit, e para nga virtytet që mbizotëron ndaj të tjerave është dhembshuria dhe mëshira.
Add new comment