Kur të qajnë e të qeshin në Shqipëri. Një shembull që nuk duhet harruar(video)

Postuar në 19 Tetor, 2015 19:53

Para disa ditësh, media të caktuara apo edhe politikanë kujtuan ditën e lindjes së Enver Hoxhës. Nuk dihet se çfarë kuptimi mund të ketë kjo kur të gjithë shpallen demokratë e perëndimorë, por për të kuptuar më mirë sesa plastik është humori ynë, ai politik, mund të shërbejë ky material i RTSH-së kur njoftonte vdekjen e Enver Hoxhës. Të duket se po lajmërohet fundi i kohës, i së ardhmes. Dhe qytetarë që qajnë në rresht. Me siguri shumica i ka patur lotë të vërtetë, nga padija, pasi po ta shohim nga sot, vështirë se u besohet vajeve, por dhe dollive të shqiptarëve.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

"Lote nga padija". Eshte vertete nje fiogure prej halucinanti langariq!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ne fakt nuk ishin lote nga padija. Ishte udhezim nga komitetet e Partise ne rrethe, pra ne nje fare mase ishin "lote me detyrim".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.