Vende të sigurta “për të kënaqur disa ekuilibra”

Postuar në 01 Tetor, 2015 14:58

Marcel Fürstenau shkruan sot një opinion në “Deutsche Welle” mbi situatën e migracionit dhe azilkërkimit. Ai ndalet edhe tek vendimi i Gjermanisë për të shpallur Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, si vende të sigurta origjine, ndërkohë që kujton se në këtë rajon, për të ruajtur sigurinë shërbejnë ndër të tjerë edhe forcat gjermane. “Azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, gjithashtu me të drejtë, do të mendojnë në të ardhmen ndryshe për kryetaren e qeverisë gjermane. Sepse ato nga klasifikimi i ndryshuar së fundi vijnë nga vende gjoja të sigurta të origjinës. Kështu i ka shpallur ato koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve. Ai nuk e bëri këtë nga bindja, por nga presioni i mbështetësve të vijës së ashpër dhe presioni i masës. Por natyrisht situata në Ballkan vazhdon të jetë shumë e tensionuar, si etnikisht ashtu edhe ekonomikisht. Edhe ushtarët e Bundesëehrit kujdesen atje për paqe dhe qetësi në mes etnive të armiqësuara”, shkruan Fürstenau. Thënë kjo, arsyeja gjermane pas këtij vendimi, është larg realitetit për të cilin flitet rëndom. Është një akt që konsumohet më shumë për llogari të politikës së brendshme, por edhe për të parandaluar një destabilizim të demokracisë. “Fatalja është: Populistët do të ndjehen të forcuar. Heronjtë e tyre quhen Horst Seehofer dhe Viktor Orbán. Kryeministri bavarez u vëllazërua para disa ditësh në një pritje demonstrative me politikanin e djathtë, që është kryeministër në Hungari, vend i BE-së”, shkruan Fürstenau. Formalisht është një vendim që penalizon shqiptarët, të gjendur edhe njëherë në nevojën e ikjes, por ndoshta kjo bëhet siç na thotë autori gjerman, edhe për të “kënaqur ekuilibrat europianë”. Një frazë me të cilën sikur jemi mësuar.   

http://www.dw.com/sq/koment-çnuk-të-bën-halli/a-18751397

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.