Pse Kadare habitet me shqiptarët

Postuar në 29 Janar, 2016 11:04

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare thotë se ka mbetur i habitur nga festimet për ditëlindjen e tij. “Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie,” thotë shkrimtari në një telefonatë nga Parisi pë gazetën Panorama. Kadare shpreh edhe keqardhjen që askush nuk u kujtua për përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. “Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij. Por vetëm ndonjë gazetë e kujtoi. Kjo nuk duhet të ndodhë, është turp”.

Comments

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Qerrata ky Kadareja, edhe e bën veten më të madh se Skënderbeu, edhe u jep një dajak lukunisë së servilëve të tij që e paskan bërë atë më të madh se Skënderbeu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.