shkenca
Paraardhësit e njeriut rrezikuan zhdukjen 900 mijë vjet më parë
Paraardhësit e njeriut e gjetën veten në prag të zhdukjes rreth 900 000 vjet më parë. Shkak mendohet të kenë qenë ndryshimet drastike klimatike dhe mjedisore. Popullsia u ul me rreth 98.7%, duke arritur vetëm në 1 280 individë pjellorë, një numër i krahasueshëm me speciet e sotme në rrezik zhdukjeje si pandat.
Këta individë ia dolën të mbanin një popullsi për rreth 117 000 vjet, por të dhënat tregojnë një rënie me 65% të diversitetit gjenetik.
Sonda indiane gjen squfur në Hënë
Roveri Pragyan, pjesë e misionit hënor indian, Chandrayaan-3, ka zbuluar squfur pranë polit jugor të satelitit të Tokës.
"Instrumenti i spektroskopit me lazer (LIBS) në bordin e Rover konfirmon pa mëdyshje praninë e squfurit në sipërfaqen hënore pranë polit jugor, përmes matjeve të para në vend", thuhet në një njoftim të Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO).
I gjithë Universi kuantik brenda një atomi të vetëm
Shkenca duhet të japë një përgjigje të qartë për UFO-t
Abraham Loeb, profesor i astrofizikës në Universitetin e Harvardit i shpjegon me mundësinë e ekzistencës së një teknologjie jo-njerëzore disa vëzhgime astronomike konfuze, për të cilat shkenca nuk ka ende një përgjigje të qartë. Loeb është autori i “Interstellar: The Search for Extraterrestrial Life and Our Future Beyond Earth”.
Neoliti europian, një vështrim përmes ADN-së
Mbetjet e gjetura në një varrezë 6700-vjeçare në Francë u kanë dhënë mundësi shkencëtarëve franko-gjermanë të rindërtojnë pemën familjare të banorëve të Gurgy Les Noisats, në jug të Parisit.
Rindërtimi i gjenomit shkon deri në shtatë breza dhe rezultatet u publikuan në “Nature”, revista kryesore shkencore në botë.
ADN-ja e këtij grupi njerëzish që jetuan gati shtatë mijëvjeçarë më parë hap një dritare unike për të kuptuar familjen, shoqërinë dhe kulturën gjatë një epoke sa të rëndësishme, aq edhe të panjohur.
Në kërkim të një teorie të unifikuar të evolucionit
Si do të përshtaten jeta në Tokë dhe ekosistemet që e mbështesin atë me ndryshimet klimatike? Cilat specie do të zhduken - apo do të evoluojnë në diçka të re? Si do të zhvillojnë mikrobet rezistencë të mëtejshme ndaj antibiotikëve?
Krijohen në laborator organoide të trurit njerëzor
Studiuesit në Universitetin e Miçiganit kanë zhvilluar një metodë për të prodhuar tru në miniaturë, të rritur artificialisht. Të ashtuquajturat organoide të trurit të njeriut nuk kanë në përbërje qeliza shtazore dhe mund të jenë premisë për trajtimin e disa sëmundjeve me karakter neurogjenerativ.
Akullnajat më të vjetra në Tokë gjenden në Afrikën e Jugut
Gjurmët e akullnajave më të vjetra të Tokës janë gjetur nën depozitat e arti në Afrikën e Jugut. Ato datojnë 2.9 miliardë vjet më parë dhe janë zbuluar nga dy studiues nga Universiteti i Afrikës së Jugut në Johannesburg dhe Universiteti Amerikan i Oregonit. Rezultatet e kërkimit të tyre u paraqitën së fundmi në Konferencën e Gjeokimisë Goldschmidt, pasi u botuan në revistën “Geochemical Perspectives Letters”.
Minjtë mund të bëhen helmues
Kafshë si sepjet, akrepat, centipedët apo gjarpërinjtë kanë evoluuar duke fituar aftësinë për të prodhuar helm - toksina kimike që vrasin ose neutralizojnë kafshët e tjera përmes pickimeve. Në disa mijëra vjet, ka gjasa që shkencëtarët të shtojnë minj në këtë listë.
Kjo është një nga rezultatet e një studimi të ri që eksploroi origjinën evolucionare të sistemeve të helmit oral te kafshët, të cilat deri më tani kanë mbetur pak të kuptuara.
Kometa që nxiti agimin e qytetërimit
Ka dakordësi të komunitetit shkencor në lidhje me një asteroid, i cili mendohet se ka qenë shkak i zhdukjes së dinosaurëve. Por a ka gjasa që një event i tillë kozmik të ketë pasur efektin e kundërt tek njerëzit duke nxitur agimin e qytetërimit?
Ka një hipotezë të re, e cila po merr mbështetje të gjerë, që sugjeron se ishte një kometë ajo që e bëri këtë rreth 13 000 vjet më parë. Studimi mbi të cilin bazohet është botuar në Earth-Science Reviews.