Paraardhësit e njeriut rrezikuan zhdukjen 900 mijë vjet më parë
Paraardhësit e njeriut e gjetën veten në prag të zhdukjes rreth 900 000 vjet më parë. Shkak mendohet të kenë qenë ndryshimet drastike klimatike dhe mjedisore. Popullsia u ul me rreth 98.7%, duke arritur vetëm në 1 280 individë pjellorë, një numër i krahasueshëm me speciet e sotme në rrezik zhdukjeje si pandat.
Këta individë ia dolën të mbanin një popullsi për rreth 117 000 vjet, por të dhënat tregojnë një rënie me 65% të diversitetit gjenetik.
Historia e kësaj krize dramatike demografike është ende e shkruar në ADN-në tonë, e cila është analizuar në një studim të botuar në revistën “Science”. Studimi është udhëhequr nga Akademia Kineze e Shkencave dhe pjesë e tij janë bërë edhe studiues italianë nga Universiteti Sapienza i Romës dhe Universiteti i Firences.
“Hendeku në të dhënat fosile afrikane dhe euroaziatike mund të shpjegohet me këtë ndryshim të madh te popullsisë në Epokën e Hershme të Gurit. Përkon me këtë periudhë kohore të propozuar të humbjes së konsiderueshme të provave fosile,” thotë Giorgio Manzi, antropolog në Universitetin Sapienza të Romës.
Rënia e popullatës njerëzore në këtë moment të historisë shpjegohet me rënien drastike të temperaturave, thatësira të rënda dhe zhdukje të specieve të tjera, që mund shërbenin si burime ushqimore.
Ky hulumtim ka ndriçuar disa aspekte të paraardhësve të Pleistocenit të hershëm dhe të mesëm, por edhe ka ngritur pikëpyetje të reja.
"Zbulimi i këtyre të dhënave hap një fushë të re në evolucionin njerëzor, sepse ngjall shumë pyetje, të tilla si vendet ku kanë jetuar këta individë, si i kapërcyen ndryshimet katastrofike të klimës dhe nëse seleksionimi natyror gjatë kësaj periudhe ka përshpejtuar evolucionin e trurit të njeriut", thotë autori kryesor Yi-Hsuan Pan.
“Këto gjetje janë vetëm fillimi. Qëllimet e ardhshme me këtë njohuri synojnë të vizatojnë një pamje më të plotë të evolucionit njerëzor gjatë kësaj periudhe tranzicioni të Pleistocenit të Hershëm në të Mesëm, e cila nga ana tjetër do të vazhdojë të zbulojë misterin që është prejardhja dhe evolucioni i hershëm njerëzor", thotë LI Haipeng, bashkëautor në studim.
Comments
Nje studim vertet shkencor!
Nje studim vertet shkencor! Nga i gjithe njerezimi para 900 mije vjetesh, shpetuan 1280 njerez! Ja pra, keta 12 apostuj te shpetuar, duhet te sundojne tani boten pas nje pjekje 9 mujore ne barkun e memes toke! Haleluja!
Add new comment