shba
Prokuror shqiptaro-amerikan për hetimin e korrupsionit në nivele të larta
Korrupsioni në nivele të larta do të hetohet nga një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili prej një jave po asiston njësinë “Task Forcë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është Gjon Juncaj dhe ka një eksperiencë të gjatë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, i fokusuar në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe pastrimin e parave, dy nga veprat penale që hetohen aktualisht nga njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda".
Stanislav Petrov, oficeri rus që shpëtoi botën
Në 27 gusht të këtij viti, ish-oficeri i ushtrisë ruse Stanislav Petrov u fotografua përpara shtëpisë së tij. Emri i tij ndoshta nuk thotë shumë, por për disa në perëndim njihet se njeriu që shpëtoi botën. Ky është edhe titulli I filmit që do të shfaqet premierë të premten, ku rrëfehet historia tronditëse e Stanislav Petrov, i cili mori vendimin për të mos shtypur butonin që do të dërgonte raketa bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Disa përshkrime në dokumentin e OSBE-së përputhen me ato të kabllogrameve të ambasadës së ShBA-së
Tri ditë kaluan dhe efekti humbi. Dokumenti i OSBE-së, i deklaruar “Për përdorim të brendshëm” dhe i huazuar nga media, po kalon drejt arkivës. Dhe bashkë me politikën shqiptare edhe Prezenca e OSBE-së doli qesharake, në mënyrën sesi kërkoi të justifikohej. Për të mos thënë të mbulohej. Në një vend si Shqipëria, ku vetëm vitin e fundit nga salla e Parlamentit akuzat reciproke kanë qenë që nga trafiku e deri tek urdhërimi i vrasjes, trajtimi i rëportit si i pabazuar është kontradiksion.
Ndarja e thellë ShBA-Europë
Foreign Affairs i ka kushtuar një shkrim tensioneve mes Europës dhe ShBA-së, të cilat sa vijnë e po shfaqen si pjesë e pandarë e marrëdhënieve mes dy anëve të Atlantikut. Konrad H. Jarausch i mëshon idesë se dallimet mes të dyja poleve të botës Perëndimore, burojnë nga diversifikimi i përvojave të tyre historike, që po prevalon ndaj së përbashkëtës që është referimi ideologjik ndaj të njëjtave vlera.
11 shtator 2001, SHBA kujtojnë tragjedinë që lëndon ende
Viktima e fundit, vetëm pak javë më parë, ishte i Marcy Borders, e reja me pseudonimin "Zonja Pluhur" sepse është fotografuar e mbuluar me hi pas rënies së një prej kullave të Qendrës Botërore Tregtare. Ajo vdiq nga kanceri si shumë nga të mbijetuarit e tjerë të 11 shtatorit 2001: në mesin e tre prekurve që u shënuan nga 2500 deri 3700.
SHBA: Përshëndesim dorëheqjen e Arben Ndokës dhe arrestimin e Armando Prengës
Ambasada e SHBA-së ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Parlamentin shqiptar. Përmes një reagimi, ambasada vlerëson daljen nga skena parlamentare të deputetëve, Arben Ndoka e Armando Prenga.
Një krahasim me shkatërrimet e ISIS – Vandalizmi kulturor në ShBA
Robert P. Crease, profesor i filozofisë në Universitetin e New York, shkruan një opinion në “Project Syndicate” që e titullon: “Vandalizmi kulturor në Amerikë”. Crease e nis opinionin me një krahasim disi joproporcional: ai thotë se sa herë dëgjon në lajme për shkatërrimet arkeologjike të ISIS, i vjen ndërmend sulmi që po ndodh në ShBA ndaj komunitetit shkencor.
“Lideri lokal” Vuçiç, i ftuar i Merkel në Berlin dhe i Biden në Washington
Ndoshta është herët për ta thënë, por duket tashmë se diçka thelbësore po ndodh në marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Serbisë. Disa shenja të karakterit politik dëshmojnë se jo vetëm Serbia ka dalë nga izolimi i dikurshëm, por ajo po shihet si faktor i besueshëm në rajonin e Ballkanit. Siç mund të imagjinohet lehtë, trajtimi diplomatik i çështjes së Kosovës, është një prej arsyeve që Beogradi zyrtar po sheh tani dyer të hapura.
Studiues në ShBA pretendojnë se arrihet parandalimi 100% i infektimit nga HIV
Një studim i publikuar në revistën Clinical Infectious Diseases, tregon se përdorimi i pilulave të përditshme profilaktike parandalon infektimin me HIV në masën 100%. Bëhët fjalë për ilaçe të miratuara në vitin 2012 nga Administrat e Ilaçeve dhe Ushqimit në ShBA, emtricitabine dhe tenofovir, të cilat u këshillohen njerëzve që kanë rrezik të lartë ekspozimi ndaj infektimit me HIV. Këta duhet të marrin pilulat në fjalë në doza ditore, e të cilat tregtohen nën emrin Truvada.