Një krahasim me shkatërrimet e ISIS – Vandalizmi kulturor në ShBA
Robert P. Crease, profesor i filozofisë në Universitetin e New York, shkruan një opinion në “Project Syndicate” që e titullon: “Vandalizmi kulturor në Amerikë”. Crease e nis opinionin me një krahasim disi joproporcional: ai thotë se sa herë dëgjon në lajme për shkatërrimet arkeologjike të ISIS, i vjen ndërmend sulmi që po ndodh në ShBA ndaj komunitetit shkencor. “Infrastruktura jonë shkencore – parimet me të cilat ne kuptojmë botën, identifikojmë kërcënimet e ndrysjme, si dhe ndjekim një të ardhme më të mirë – po vihet nën sulmin e ligjvënësve që e shohin shkencën si pengesë në arritjen e qëllimeve të tyre. Dhe kështu shënjestra do eliminuar”, shkruan Crease. Ndonëse krahasimi është disi i ekzagjeruar, profesori amerikan sjell një shembull që provon për pasojat e vendimmarrjes së ligjvënësve. “Në vitin 2010 vlerësuan ngritjen e nivelit të detit që mund të kërcënojë komunitete të tëra përgjatë viteve të ardhshme të këtij shekulli. Legjislatorët miratuan një ligj që ndalonte përdorimin e rezultateve të kërkimit shkencor duke minuar kapacitetein e zyrtarëve të shtetit për të përmbushur detyrën e tyre kryesore në mbrojtjen e qytetarëve, burimeve...Në nivel kombëtar Kongresi së fundmi kaloi America COMPETES Reauthorization Act of 2015, që do të ndalojë përdorimin e rezultateve të kërkimit nga Departamenti i Energjisë. Gjuha e përdorur, që shfaqet në seksionin e energjisë, dukej se mbronte interesat e naftës dhe gazit nga gjetjet shkencore mbi impaktin e tyre në ndryshimin klimatik”, shkruan profesori. Opinioni në fjalë ngre një shqetësim serioz nga komuniteti shkencor që ndonëse i ofron rezultatet në bazë të kërkimit objektiv dhe me argumente të gjithëpranuara, sërish nuk arrin të ndryshojë qasjen e ligjëvënësve. Kjo sepse siç shënon Crease, “faktet nuk mund të komkurojnë me ideologjinë”. Ku vlen këtu shembulli i ISIS? Vlen te natyra demonstrative e shkatërrimit që e detyron ndërhyrjen. Pasi, “...mbetet e vetmja shpresë për të ekspozuar dëmin që këta politikanë po bëjnë”. Crease fton për një debat nga pozita morale ku të vihet në krahasim dëmi i ISIS dhe dëmi që po ndodh me sulmin ndaj procesit shkencor në një vend që besohet se e ka bërë shkencën pjesë të pashmangshme të vendimmarrjes.
http://www.project-syndicate.org/commentary/lamar-smith-us-congress-war-...
Add new comment