shba
Ilir Meta shmang sërish një vizitë në ShBA
Në vizitën e fundit të Victora Nuland në Shqipëri, të gjithë vunë në dukje faktin se zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, shmangu një takim me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. Duket se edhe ky i fundit, nuk po këmbëngul shumë që të jetë i pëlqyer në ShBA. Po t’ i besojmë raportomit të portalit “tesheshi.com”, Meta ka vizituar aë fumdmi Maqedoninë, ku ka qenë i ftuar edhe në dasmën e djalit të Menduh Thaçit, ndonëse kishte një ftesë për një aktivitet në ShBA. “Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk do të shkojë as këtë verë në SHBA.
Arritje historike e mazhorancës: Arrin të ulë deputeten e vet në territorin amerikan
Video/Dy gazetarët e qëlluar në ShBA u ekzekutuan nga një koleg i tyre(+18)
Autori i vrasjes së dy gazetarëve sot në ShBA është me gjasë një koleg i tyre. Ai është Vester Lee Flanagan, 41 vjeç dhe siç raportohet ka postuar vetë videon e momentit të ekzekutimit të Alison Parker dhe Adam Ward. Flanagan thotë se koegia e tij kishte bërë komente raciste dhe është vetëvrarë gjatë rrethimit nga policia. Momentet e ekzekutimit janë vërtet të rënda.
Ekzekutim live i një gazetareje dhe një kameramani në ShBA(video)
Një person ka qëlluar për vdekje një reportere dhe një kameraman të një televizioni në Virginia në SHBA. Ngjarja ndodhi gjatë një interviste live dhe është filmuar. Alison Parker quhej gazetarja dhe Adam Award, kameramani.
Vlora Çitaku emërohet ambasadore e Kosovës në ShBA
Pas Shqipërisë edhe Kosova do të ketë një femër si ambasadore në ShBA. Bëhet fjalë për Vlora Çitakun e cila është emëruar në këtë detyrë e që është ambasadorja e tretë e Kosovës në Uashington që nga shpallja e pavarësisë. Çitaku ka qenë deputet, ministre e Integrimit dhe më vonë ministre e Jashtme.
Kursi online për anglisht? Ish-drejtoresha e Doganave është shkolluar në SHBA
Materiali i publikuar sot nga “Syri.net”, riprodhuar edhe në “ResPublica” ku rezultonte se personel i Doganës shqiptare, mes të cilëve edhe ish-Drejtoresha, Elisa Spiropali, përbën një skandal të dyfishtë. Duke besuar tek autenticiteti i materialit, ende i pahedhur poshtë nga pala e përfolur, tërheq vëmendjen, se përveç akordimit të një fondi shtetëror për kurs anglishteje, i pambështetur në ligj siç thuhet aty, edhe fakti se Spiropali e ka realisht të panevojshme një gjë të tillë.
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ambasadori Michael Kriby: Duam dokumenta
Sipas “Koha.net”, SHBA-të kërkojnë dokument për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Gazeta citon ambasadorin amerikan në Serbi, Michael Kriby. "Qëkur në tetorin e vitit 2012, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton vizituan Beogradin, ato biseduan për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, por kurrë nuk u tha se çfarë do të thoshte ky normalizim.
Rusi – SHBA, fjala ‘luftë’ përmendet gjithnjë e më shpesh
Nuk është vetëm Rusia që flet për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me ShBA-në. Tashmë ka edhe zëra në Perëndim që po vlerësojnë se përballja mes dy fuqive kryesore ushtarake në botë është pjesë e axhendës së parashikimeve në fushën e sigurisë. “Euobserver” i ka dhënë hapësirë një raporti të hartuar nga një OJF britanike, e cila ka bërë profilin e stërvitjeve të fundit të Rusisë dhe të NATO-s.
Ish-astronauti Mitchell bën sensacion: “Alienët shmangën konfrontimin atomik mes ShBA-ve dhe BS-së”
Narrativa për ufo dhe alienë është bërë thuajse e përditshme në Perëndim. Kësaj radhe, deklarata se alienët ekzsitojnë, e se madje ata kanë vizituar Tokën, ka ardhur nga Edgar Mitchell, ish-astronaut dhe një nga njerëzit që zbriti në Hënë më 1971. "