Studiues në ShBA pretendojnë se arrihet parandalimi 100% i infektimit nga HIV

Postuar në 06 Shtator, 2015 12:27

Një studim i publikuar në revistën Clinical Infectious Diseases, tregon se përdorimi i pilulave të përditshme profilaktike parandalon infektimin me HIV në masën 100%. Bëhët fjalë për ilaçe të miratuara në vitin 2012 nga Administrat e Ilaçeve dhe Ushqimit në ShBA, emtricitabine dhe tenofovir, të cilat u këshillohen njerëzve që kanë rrezik të lartë ekspozimi ndaj infektimit me HIV. Këta duhet të marrin pilulat në fjalë në doza ditore, e të cilat tregtohen nën emrin Truvada. Sipas drejtuesit të studimit, Jonathan Volk, epidemolog në Kaiser Permanente San Francisco Medical Center, përdorimi i pilulave të paraekspozimit po provohet si efikas. Më parë parandalimi i infektimit, sipas testeve klinike ishte 86%, kurse sot mendohet të jetë 100%.

http://www.foxnews.com/health/2015/09/04/hiv-prevention-drug-100-percent...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.