Disa përshkrime në dokumentin e OSBE-së përputhen me ato të kabllogrameve të ambasadës së ShBA-së
Tri ditë kaluan dhe efekti humbi. Dokumenti i OSBE-së, i deklaruar “Për përdorim të brendshëm” dhe i huazuar nga media, po kalon drejt arkivës. Dhe bashkë me politikën shqiptare edhe Prezenca e OSBE-së doli qesharake, në mënyrën sesi kërkoi të justifikohej. Për të mos thënë të mbulohej. Në një vend si Shqipëria, ku vetëm vitin e fundit nga salla e Parlamentit akuzat reciproke kanë qenë që nga trafiku e deri tek urdhërimi i vrasjes, trajtimi i rëportit si i pabazuar është kontradiksion. Çfarë ka të pabazuar një raport që ndërtohet mbi të dhëna mediatike, i cili çuditërisht edhe pse hartohet me llafe gazetash, klasifikohet si “konfidencial”? Çështja është se dokumenti vërtet nuk përfaqëson qëndrimin e Prezencës, por ai padyshim që përfaqëson Mendimin e saj. Pse? Nëse hedhim një sy përshkrimit që iu është bërë disa prej figurave kryesore aty, do të shohim në fakt se ai përputhet në disa raste tërësisht me përshkrimin që bëhej për të njëjtët njerëz në kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranë në kohën kur ambasador ishte John Withers. Dokumenti i OSBE-së mund të lexohet këtu: http://www.respublica.al/2015/09/12/raporti-i-osbe-së-deputetë-shqiptarë-të-lidhur-me-mafian-ruse, kuptohet aq sa ka zbardhur deri më tani poseduesi i tij, portali lapsi.al. Kabllogramet e zbardhura nga ËikiLeaks, ku mund të lexohen konsideratat për disa nga deputetët shqiptarë mund të lexohen këtu: https://wikileaks.org/cable/2009/08/09TIRANA552.html.
Kushdo mund të shikojë përputhjen në përshkrim për disa nga deputetët. Asokohe, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh ekzaktësisht ashtu siç shprehen sot disa për dokumentin e OSBE-së: “Unë të gjitha këto i kam lexuar nëpër gazeta”. Po pse vallë referohen në rrugë diplomatike? Apo edhe ambasada amerikane merret me thashetheme? Dhe më tej: pse nuk përgënjeshtron kush një dokument që përndryshe do të përbënte incident në një vend normal, sidomos kur aty përfshihet kryeministri? Përgjigjen e dinë që të gjithë: aty nuk ka se çfarë të përgënjeshtrohet, edhe pse alibia ekziston: ndoshta aspekti formal i dokumentit e në fjalë, e bën të panevojshme reagimin. Por dokumente të tilla i japin publikut një ide konkrete sesi operohet nga selitë diplomatike në raport me leximin e realitetit në vend. Burimet e hapura nuk i neglizhon askush, edhe kur vijnë nga media si ajo shqiptare që stigmatizohet kaq shumë. Në këtë kuadër le të mendojsë gjithësecili se cilat mund të jenë kabllogramet e fundit për Sajmir Tahirin, apo ministrin e Shëndetësisë. Sigurisht, llafe.
Add new comment