WikiLeaks
Burg për inxhinierin e softeve të CIA-s që furnizoi WikiLeaks
Një gjykatë në New York ka dënuar një ish-inxhinier softesh të CIA-s për nxjerrje informacioni sekret. Joshua Schulte është gjetur fajtor për çështjen “Vault 7” që zbuloi se CIA kishte hakeruar Apple dhe telefonat Android si dhe përpjekjen e saj për të penetruar në televizionet e lidhura me internetin.
Akuza thotë se Schulte, që më parë ndihmoi agjencinë në kodimin e softeve përgjues, e nxori informacionin në WikiLeaks, për shkak se CIA kishte injoruar kërkesat e tij për mjedisin e punës.
Londra i "dorëzon" Assange-in Amerikës
Qeveria amerikane fitoi sot në apel kundër një vendimi të gjykatës në Londër që kishte bllokuar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, nga Britania. Uashingtoni e kundërshtoi vendimin e shkallës së parë, dhënë në janar të këtij viti. Gjykata e kishte ndaluar ekstradimin e Assange, me argumentin se 50-vjeçari australian rrezikonte të vetëvritej nëse do të transferohej në sistemin e drejtësisë amerikane.
Inteligjenca artificiale, kërcënim ekzistencial për njeriun
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange i është bashkuar korit të njerëzve të njohur që po parlajamërojnë rrezikun ekzistencial që i vjen njeriut nga inteligjenca artificiale. Përmes një statusi në Twitter, Assange, vetë një protagonist i shekullit të 21-të dhe epokës teknologjike, akuzon edhe kompanitë e mëdha si gjeneruese dhe përçuese të këtij rreziku që duket se po hyn në axhendën publike me shumë forcë.
E ardhmja e njeriut është beteja mes njerëzve që kontrollojnë makinat dhe makinat që kontrollojnë njerëzit.
Clinton: Nëse zgjedhjet do ishin bërë më 27 tetor, do isha Presidente. FBI dhe WikiLeaks kombinuan goditjet
Hillary Clinton është shfaqur sërish para publikut me disa kritika të forta në adresë të presidencës Trump që kaloi 100 ditët e para. Në një takim në New York, Clinton foli edhe për fushatën elektorale të vjeshtës së vitit 2016 të cilën ajo e humbi. Ish-kandidatja demokrate pranoi përgjegjësinë e plotë për humbjen, pasi siç tha ajo, “unë isha kandidatja, unë isha personi në garë".
Totalitarizmi dixhital – nën një survejim të paprecedentë në histori
Vault 7 – projekti i ri i WikiLeaks në publikimin e veprimtarive ekstraligjore të agjenciave amerikane të spiunazhit zbulon më së miri se kapacitetet e këtyre enteve janë të tilla që mund të kryejnë survejim global të rrjetit. Programe dhe motorë kërkimi që operojnë në kontratë me milionë përdorues janë ekspozuar si të manipulueshëm nga agjencitë që përdorin në këto raste “boshllëqe” të sistemit dhe programimit për të realizuar qëllimet e tyre. Mjafton të thuhet se ekipi i CIA-s që menaxhon këtë punë ka koduar më shumë rreshta se Facebook, kjo sipas WikiLeaks.
Snowden 2.0
Rrjedhjet masive të informacionit të publikuara në WikiLeaks, të cilat hedhin dritë mbi faktin se CIA po shndërrohet gradualisht në një agjenci hakerimi dhe shkeljesh ligjore për sigurinë dhe privatësinë kibernetike, kanë dalë nga kontraktorët e saj. Të paktën kështu janë shprehur zyrtarë të agjencisë për “Reuters” duke bërë me dije se modeli Snoëden po tenton të bëhet epidemic.
Wikileaks: CIA spiunoi zgjedhjet e 2012-ës në Francë
Zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2012 kanë qenë në lupën e njësive të spiunazhit të CIA-s.
NSA: Nuk provohet lidhja Rusi – WikiLeaks
Kreu I Shërbimit Sekret Kombëtar Amerikan, James Clapper, ka deklaruar para Komitetit për Shërbimet Sekrete në Kongresin Amerikan se nuk ka një lidhje të provuar mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë. Clapper ka pranuar se Rusia ka kapacitete shumë të zhvilluara dhe agresive për luftën informative, që zë fill qysh nga Lufta e Ftohtë, por ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë që të mund të bëjë lidhjen mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë.
Kreu i FBI-së Comey, krahasohet me J Edgar Hoover. Zëra që kërkojnë dorëheqjen e tij
Zgjedhjet amerikane janë bërë pis në legjitimitetin e tyre pas disa lajmeve të fundit sipas të cilave CIA mendon se Rusia ka ndikuar në rezultatin e tyre. Një prej senatorëve demokratë, Harry Reid, deklaroi se përgjegjësia për këtë që ndodhi me Rusinë dhe lojërat e saj në zgjedhje duke favorizuar Donald Trump, i shkon Byrosë Federale të Hetimit dhe drejtuesit të saj, James Comey. Sipas Reid , Comey ka lejuar që kjo të ndodhë, pra që aktivitetet e hakeruesve të realizohen dhe mandej WikiLeaks të publikonte materialet që sipas tij kthyen opinionin amerikan.
Assange vihet në lëvizje, kërkon sqarime për hetimet ndaj tij. Analogji me sjelljen e FBI-së ndaj Hillary Clinton
Julian Asssange, themelues i WikiLeaks ka ngarkuar së fundmi avokatin e tij, Barry Pollack, të kërkojë një përgjigje zyrtare nga prokurorja e Përgjithshme e ShBA-së, Loretta Lynch rreth statusit të hetimeve ndaj tij.