Clinton: Nëse zgjedhjet do ishin bërë më 27 tetor, do isha Presidente. FBI dhe WikiLeaks kombinuan goditjet
Hillary Clinton është shfaqur sërish para publikut me disa kritika të forta në adresë të presidencës Trump që kaloi 100 ditët e para. Në një takim në New York, Clinton foli edhe për fushatën elektorale të vjeshtës së vitit 2016 të cilën ajo e humbi. Ish-kandidatja demokrate pranoi përgjegjësinë e plotë për humbjen, pasi siç tha ajo, “unë isha kandidatja, unë isha personi në garë". Clinton gjithsesi nuk ka lënë pa theksuar se humbja e saj ishte pasojë e një lëvizjeje të koordinuar mes kreut të FBI-së, James Comey, letra e të cilit në 28 tetor bashkë me publikimet e asaj që ajo e quajti “WikiLeaks rus”, provokoi dyshime dhe mosbesim të madh tek elektorati. Këto ndërhyrje sipas saj çuan në humbjen e saj, një lexim që e çon Clinton të deklarojë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin më 27 tetor, pra një ditë para letrës së Comey, “unë do të isha presidente”.
Në letër Comey informon Kongresin për disa “emaile të reja”, që sipas tij kishin vlerë për hetimin e çështjes Clinton e për këtë arsye ai kishte pranuar nisjen e sqarimeve mbi këtë situatë.
Letra e Comey:
Add new comment