Snowden 2.0

Postuar në 09 Mars, 2017 10:52

Rrjedhjet masive të informacionit të publikuara në WikiLeaks, të cilat hedhin dritë mbi faktin se CIA po shndërrohet gradualisht në një agjenci hakerimi dhe shkeljesh ligjore për sigurinë dhe privatësinë kibernetike, kanë dalë nga kontraktorët e saj. Të paktën kështu janë shprehur zyrtarë të agjencisë për “Reuters” duke bërë me dije se modeli Snoëden po tenton të bëhet epidemic.

Agjencia ka qenë në dijeni për thyerjen e bërë që në fund të vitit të kaluar por më shqetësuese sesa rrjedhja e informacionit, është praktika e ndjekur nga agjencia. Hakerat e saj mund të penetrojnë iPhone, Android, e deri edhe televizione të lidhura me internetin për të realizuar përgjime, survejime etj.. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer deklaroi se Presidenti është shumë i shqetësuar për rrjedhjet e informacionit dhe se ai që kryen akte të tilla do të mbajë përgjegjësi, por në fakt, kjo situatë i ndihmon Donald Trump që ndodhet në betejë politike me Obamën, të cilin e akuzon për përgjime, si dhe me çështjen e hetimeve për hakerimin nga rusët.

Në një nivel tjetër, publikimet e WikiLeaks prodhojnë edhe probleme të tregut, pasi ato ekspozojnë keq garancitë që kompani të ndryshme si Google, apo Appple, japin përmes kontratave dixhitale për sigurinë dhe enkriptimin e komunikimit. Të dyja kompanitë kanë reaguar duke deklaruar se publikimet e fundit nuk përmbajnë ndonjë rrezik për sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve, qoftë kjo edhe për pjesën që ka të bëjë me broëserat. Por kjo mbetet për t’u verifikuar në të ardhmen, ndërkohë që në rastin e fundit publik kur një çështje e tillë u diskutua, ishte ai i aktit terrorist në San Bernardino, kur FBI kërkoi dekodimin e një iPhone. Në finale ishte një haker izraelit që e realizoi atë pas refuzimit nga Apple, ndërkohë që sot publikimet e WikiLeaks na thonë se instrumentat për penetrim CIA i ka patur me kohë.

http://www.reuters.com/article/us-cia-wikileaks-idUSKBN16F2AP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.