hakerimi
Hakerohen të dhënat gjenetike të rreth 7 milionë britanikëve dhe kanadezëve
Të dhënat e 6.9 milionë përdoruesve kanadezë dhe britanikë janë hakeruar vitin e kaluar.
Rasti u bë publik pasi autoritetet në të dy vendet njoftuan nisjen e hetimeve.
Të dhënat janë marrë përmes kompanisë së testimit gjenetik 23andMe dhe përfshijnë pemët familjare, vitet e lindjes dhe vendndodhjet gjeografike.
Grupi i përbashkët i punës, që është ngritur për hetimin e rastit, do të analizojë nëse kompania i kishte marrë masat mbrojtëse adekuate.
SHBA, agjencia e sigurisë kibernetike bie pre e hakerimit
Një agjenci federale e sigurisë kibernetike në SHBA ka rënë vetë pre e hakerimit. Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturave, CISA, njoftoi se sulmi e detyroi të kalojë dy sisteme kompjuterash offline.
Foto/Erdhi edhe kjo ditë! Hakerohet faqja e ATSh-së
Adresa: http://www.ata.gov.al/
Del foto mesazhi në fjalë. Hakerim duket, ndonëse me rezervë, pasi nuk përjashtohet mesazh solidarizues. Qeveria e Shqipërisë është me këdo që ka njëfarë leverdie.
Votimi dhe teknologjia, sa rrezikohen zgjedhjet europiane?
Sa i sigurt është votimi elektronik? Si ndikon teknologjia e aplikuar në masë të gjerë në procesin e votimit?
Nuk ka të paprekshëm. "Deloitte", viktimë e hakerave, ndërkohë që bën biznes në fushën e sigurisë kibernetike
Kompania “Deloitte” është e njohur në Shqipëri si firma e cila u pajtua nga shteti shqiptar për të bërë auditimin e firmave piramidale dhe asaj që ndodhi me paratë e qytetarëve shqiptarë deri në vitin 1997 kur skema do të niste të rrëzohej. Dhe në fakt, kompania konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në botë për çështje të auditimit dhe financës. Prej disa vitesh, “Deloitte”, përfshirë edhe degën në Shqipëri, ka menduar të zgjerojë aktivitetin e vet edhe në çështje të sigurisë kibernetike.
Hakerohet shefja e sigurisë së Equifax, një nga tre agjencitë kryesore të raportimit të kredive
Susan Mauldin, personi përgjegjës për sigurinë e të dhënave të Equifax u shfaq me një profil në Linkedin ku rezultonte me një diplomë bachelor nga Universiteti i Gjeorgjisë si mjeshtër i arteve të bukura në muzikë.
Në profilin e Mauldin nuk pasqyrohej asnjë diplomë arsimore që lidhet me teknologjinë ose sigurinë. Sikur të mos mjaftonte kjo, MarketWatch njoftoi të premten se faqja në LinkedIn e Susan Mauldin u bë private dhe emri i saj u zëvendësua me "M" për të mbajtur sekret nivelin e tij të arsmimit.
Snowden 2.0
Rrjedhjet masive të informacionit të publikuara në WikiLeaks, të cilat hedhin dritë mbi faktin se CIA po shndërrohet gradualisht në një agjenci hakerimi dhe shkeljesh ligjore për sigurinë dhe privatësinë kibernetike, kanë dalë nga kontraktorët e saj. Të paktën kështu janë shprehur zyrtarë të agjencisë për “Reuters” duke bërë me dije se modeli Snoëden po tenton të bëhet epidemic.
Hakerimi “kalon” në Rusi, arrestohet specialisti kryesor i FSB-së për sigurinë kibernetike
Hakerat rusë të instruktuar nga Kremlini u bënë çështje kryesore e zgjedhjeve presidenciale amerikane, por një zhvillim i fundit në Rusi mund të ndryshojë optikën rreth kësaj teme. Mediat ruse raportojnë se policia e këtij vendi ka arrestuar së fundmi një nga specialistët kryesorë për sigurinë kibernetike në Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), i cili akuzohet se u ka kaluar informacione shërbimeve sekrete amerikane. Një ngjarje që risjell klimën e Luftës së Ftohtë.
Putin e ka fajin. Ma bëri për inat
Hillary Clinton është shfaqur sërish pas humbjes dërrmuese që mori në zgjedhjet e 8 nëntorit. Kësaj radhe duke u përpjekur të sqaroj donatorët e fushatës se ajo humbi për shkak të e-maileve dhe se e-mailet ishin pjesë e sulmeve kibernetike, të cilat i ka drejtuar personalisht Vladimir Putin.
NSA: Nuk provohet lidhja Rusi – WikiLeaks
Kreu I Shërbimit Sekret Kombëtar Amerikan, James Clapper, ka deklaruar para Komitetit për Shërbimet Sekrete në Kongresin Amerikan se nuk ka një lidhje të provuar mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë. Clapper ka pranuar se Rusia ka kapacitete shumë të zhvilluara dhe agresive për luftën informative, që zë fill qysh nga Lufta e Ftohtë, por ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë që të mund të bëjë lidhjen mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë.