Hakerohet shefja e sigurisë së Equifax, një nga tre agjencitë kryesore të raportimit të kredive
Susan Mauldin, personi përgjegjës për sigurinë e të dhënave të Equifax u shfaq me një profil në Linkedin ku rezultonte me një diplomë bachelor nga Universiteti i Gjeorgjisë si mjeshtër i arteve të bukura në muzikë.
Në profilin e Mauldin nuk pasqyrohej asnjë diplomë arsimore që lidhet me teknologjinë ose sigurinë. Sikur të mos mjaftonte kjo, MarketWatch njoftoi të premten se faqja në LinkedIn e Susan Mauldin u bë private dhe emri i saj u zëvendësua me "M" për të mbajtur sekret nivelin e tij të arsmimit.
Pak muaj më parë Equifax, një nga tre agjencitë kryesore të raportimit të kredive konsumatore, tha se hakerët kishin fituar qasje në të dhënat e kompanisë që potencialisht mund të rrezikonin informacionin e ndjeshëm për 143 milionë konsumatorë amerikanë, duke përfshirë numrat e sigurimeve shoqërore dhe numrat e patentave të shoferit.
Të premten, krahu filiali në Britani i organizatës tha se dosjet që përmbajnë informacion për më shumë se e 400,000" konsumatorë në Mbretërinë e Bashkuar u gjetën me shkelje.
Add new comment