rusia

Bota hyn në fazën e riarmatimit bërthamor

Postuar në 13 Qershor, 2022 22:26

Lufta në Ukrainë ka katalizuar rivalitetin e njohur mes fuqive të mëdha në një antagonizëm karakteristik për Luftën e Ftohtë. 

Instituti i Stokholmit për Kërkimin mbi Paqen ka paralajmëruar se bota po hyn në një fazë të re të riarmatimit bërthamor. 

Ka shenja të qarta se reduktimi që ka karakterizuar arsenalet bërthamore globale që nga fundi i Luftës së Ftohtë ka përfunduar

Kundër kujt janë vendosur bazat e SHBA në Greqi? Kundër Rusisë? Ne nuk e hamë këtë

Postuar në 09 Qershor, 2022 15:10

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vendosur disa “kushte” të paparashikueshme për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Një fashizëm i butë nga Perëndimi

Postuar në 07 Qershor, 2022 17:00

Bllokimi i hapësirës ajrore të Malit të Zi, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për kalimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, është vlerësuar nga SHBA. Zëdhënësi i DASH, Ned Price deklaroi gjatë një konference për shtyp se “SHBA i bën thirrje Serbisë të përqendrohet në synimin e vet për anëtarësim në BE përfshirë edhe harmonizimin e politikës së saj të jashtme me pjesën tjetër të Europës”. Ka diçka shumë arrogante kur i tregon një vendi se ku duhet të përqendrohet. 

Do e ndalojnë Lavrovin të shkojë në Ankara?

Postuar në 07 Qershor, 2022 09:20

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiçka mbrojtur së fundmi qëndrimin e vendit të tij në lidhje me Rusinë dhe vizitën e anulluar të ministrit të Jashtëm rus, Lavrov. E anulluar për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga Bullgaria dhe Mali i Zi, vizita e Lavrov konfirmoi natyrën e tensionit aktual në Europë. Vuçiç ka ekspozuar një klimë të vërtetë shantazhi në Europën e zhytur në politikën autodestruktive të sanksioneve dhe presionit që nuk është as ky i njëjtrajtshëm.

Rusia përgatit aneksimin e rajonit të Kherson

Postuar në 01 Qershor, 2022 00:30

Rusia ka nisur në mes të një operacioni ushtarak procesin e aneksimit të territoreve të Ukrainës. Agjencia e lajmeve “Tass” raporton se autoritetet e qytetit të Kherson, kanë ndërmend të shtrojnë çështjen e hyrjes së rajonit në fjalë në Federatën Ruse në një të ardhme të afërt, me synim shndërrimin e tij në një entitet territorial rus. 

Lajmi konfirmohet për agjencinë nga një përfaqësues i rajonit siç prezantohet ai, Kirill Stremousov, zv. Kryetar i Administratës Civilo-Ushtarake të Khersonit. 

Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz të Serbisë

Postuar në 29 Maj, 2022 20:40

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë së cilës është konfirmuar partneriteti strategjik mes të dyja vendeve. 

Agjencia ruse e lajmeve “TASS” citon zyrën e shtypit të Kremlinit sipas së cilës, Vuçiç dhe Putin kanë rënë dakord për të vijuar furnizimin me gaz të Serbisë, pavarësisht situatës së tanishme. 

Propagandë mbi rrezikun e propagandës ruse

Postuar në 29 Maj, 2022 11:19

Juan Delcan dhe Valentina Izaguirre të “RAND Corporation”, kanë krijuar një video me elementë grafikë të propagandës sovjetike nën kozmetikën e mjeteve të reja të informacionit. 

Kjo copëz e shkurtër tregon sesi propaganda ruse përhapet dhe sesi ajo e ndikon audiencën duke e argëtuar, çorientuar dhe përmbytur atë

shkruhet në faqen e “RAND”. 

Videoja është shumë elegante për gjetjen e vet grafike, por përmbajtja e saj nuk i korrespondon realitetit sa kohë me krizën ukrainase u kuptua se propaganda ruse nuk kishte manipuluar kënd.

Perëndimi ka shpallur luftë totale ndaj Rusisë

Postuar në 27 Maj, 2022 14:55

Kremlini ka paralajmëruar për herë të parë një ndryshim në strategjinë e vet aktuale, teksa po informon qytetarët e vet se tanimë konflikti nuk është për Ukrainën, por për vetë ekzistencën e Rusisë. Në një fjalë të mbajtur në Këshillin e kryetarëve të territoreve konstituuese të Rusië, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ndër të tjera tha:

Irani propozon organizimin e bisedimeve Rusi-Ukrainë

Postuar në 26 Maj, 2022 17:56

Irani është një tjetër vend që ka propozuar bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës. Agjencia ruse e lajmeve "Tass" citon ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian i cili e ka shprehur këtë në Samitin e Davosit.

Abdollahain ia ka referuar këtë propozimin ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, duke zbuluar kështu nismën iraniane që sugjeron një lëvizje të Teheranit në funksion të rehabilitimit të vet në arenën ndërkombëtare.

Një pjesë të madhe të përgjegjësisë për Rusinë e ka Merkel

Postuar në 26 Maj, 2022 03:59

George Soros ka paralajmëruar për rreziqe ekzistenciale për qytetërimin perëndimor dhe demokracinë liberale në veçanti. Gjatë një fjale të mbajtur në Samitin e Davosit, Soros ka theksuar se kriza ukrainase përbën sfidë për vetë sistemin aktual.

Pages

Subscribe to RSS - rusia