Një pjesë të madhe të përgjegjësisë për Rusinë e ka Merkel
George Soros ka paralajmëruar për rreziqe ekzistenciale për qytetërimin perëndimor dhe demokracinë liberale në veçanti. Gjatë një fjale të mbajtur në Samitin e Davosit, Soros ka theksuar se kriza ukrainase përbën sfidë për vetë sistemin aktual.
Pushtimi rus e krisi Europën deri në zemër dhe mund të çojë në një luftë të re. Të tjera çështje për mbarë njerëzimin, lufta kundër pandemisë dhe ndryshimet e klimës, shmangia e luftës bërthamore, ruajtja e institucioneve globale, janë tërhequr për shkak të këtij pushtimi. Për këto arsye unë them se qytetërimi ynë mund të mos mbijetojë
është shprehur Soros.
Sipas tij, një pjesë të madhe të përgjegjësisë për këtë krizë që ka vënë në pikëpyetje rendin e vlerave në Europë bie mbi Gjermaninë dhe politikën e saj preferenciale ndaj Rusisë dhe Kinës. Teksa ka vlerësuar përgjigjen e shpejtë dhe të vendosur të BE-së ndaj Rusisë, Soros tha:
Varësia e Europës ndaj naftës dhe gazit rus mbetet e madhe, kjo për shkak të politikave merkantiliste të ndjekura nga ish-kancelarja Angela Merkel. Ajo vendosi marrëdhënie të veçanga me Rusinë për furnizimin e gaz dhe e bëri Kinën tregun më të madh të eksporteve gjermane. Kjo e bëri Gjermaninë ekonominë më të mirë në Europë, por tani ka një çmim të rëndë për t’u paguar. Ekonomia gjermane duhet të riorientohet dhe kjo do të kërkojë shumë kohë
Sipas tij marrëveshja me regjime si ai i Rusisë dhe Kinës ka sjellë në këtë pikë, duke vënë në dukje se edhe presidenti kinez, Jinping ka plane për të zgjatur në përjetësi sundimin e tij.
Comments
E thene nga ky... pyesni
E thene nga ky... pyesni qytetaret europiane cfare mendojne per kete. Merkeli te pakten testohet me vote per mbeshtetjen nga populli, po njerez si puna ketij qe kane ndikim per shkake te parase qe kane kush i teston, me cfare te drejte vendosin keta per te ardhmen e popujve? Njerez si Sorosi jane rreziku me i madh per demokracite.
Add new comment