rusia

Sanksionet: Amerika nuk humbet gjë, Kina po fiton, Europa po asfiksohet

Postuar në 15 Korrik, 2022 15:32

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dalë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, duke argumentuar se ato nuk ka shërbyer për të zgjidhur diçka në krizën ukrainase. Sipas Orban, edhe në planin strikt ekonomik, sanksionet po dëmtojnë vetëm Europën, duke shndërruar një krizë lokale në mjet presioni strukturor mbi një ndër ekonomitë më të mëdha në botë.

Rusia del nga Këshilli i Sigurimit vetëm kur OKB të shpërbëhet

Postuar në 02 Korrik, 2022 15:37

Zv. Ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyansky ka deklaruar se përpjekja e Ukrainës për të përjashtuar Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është e kotë.

Putin urdhëron marrjen nën kontroll të Sakhalin-2, një muaj kohë "Shell", "Mitsui" dhe "Mitsubishi"

Postuar në 01 Korrik, 2022 16:38

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar marrjen në kontroll të projektit Sakhaklin-2, një gazsjellës që kontrollohet pjesërisht nga “Shell” dhe dy kompani japoneze.

Dekreti parashikon krijimin e një kompanie të re që do të marrë pronësinë e Sakhalin Energy Investment Co., ku afërsisht 50% e të cilës e zotërojnë “Shell” dhe “Mitsui” me “Mitsubishi”, respektivisht me 27.5%, 10% dhe 12.5%.

Shqyrtime mbi dizintegrimin e Federatës Ruse

Postuar në 30 Qershor, 2022 12:47

Max Pyziur i Fondacionit për Kërkime të Politikës Energjetike dhe Alexander J. Motyl i Rutgers University – Newark, kanë autorizuar një opinion të publikuar në një nga mediat e njohura europiane, EuObserver, nën titullin: Nëse Rusia kolapson, cilat shtete do të shkëputen? Nën supozimin e një lufte shkatërrimtare në Ukrainë, autorët i bashkohen zërave se fundi i saj do të çonte në dezintegrimin e Federatës Ruse me skenarin e shkëputjes së disa entiteteve. Konkretisht në Jug, Ingushecia, Çeçenia dhe Dagestani me 5.2 milionë banorë që kanë autonomi të konsiderueshme.

Rusia nuk ka kapacitete për kundërveprim ndaj Suedisë dhe Finlandës

Postuar në 29 Qershor, 2022 22:14

Rusia kërcënoi me kundërveprim nëse Finlanda dhe Suedia hyjnë në NATO, por për analistë në Perëndim, Kremlini nuk ka numrat për të bërë ndonjë gjë në këtë drejtim. Në një intervistë për France 24, William Alberque i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike shprehet ndër të tjera se Rusia aktualisht jo vetëm ka provokuar zgjerimin e perimetrit të sigurisë së Perëndimit, por ajo ka shtuar kapacitete reale mbrojtëse të Aleancës. 

Fund fantazive të neokonëve për të shmangur fiaskot gjeopolitike të SHBA

Postuar në 28 Qershor, 2022 14:15

 

Turqia: Nuk do vendosim sanksione ndaj Rusisë. Do shohim interesat tona

Postuar në 27 Qershor, 2022 13:24

Turqia nuk do t’i bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, duke afirmuar kështu një pavarësi politike që pritet të krijojë aspirim edhe për Kremlinin. Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin ka deklaruar për kanalin televiziv, Haberturk, se Ankaraja do të ndjekë interesat e veta.

Ministri gjerman i Ekonomisë: Jemi në krizë gazi, i gjithë tregu rrezikon kolapsin dhe efektin "Lehman - Brothers"

Postuar në 24 Qershor, 2022 17:25

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Veprimit Klimatik, Robert Habeck, ka deklaruar e vendi ndodhet në prag të një krize energjitike, më saktë gazi. Këtë të enjte vendi njoftoi hyrjen në nivelin e dytë të alarmit për planin e emergjencës së gazit.

Jo, propozimit francez, Johnson: Nuk synojmë rrëzimin e Putin, por kthimin e gjendjes së para 24 shkurtit

Postuar në 23 Qershor, 2022 00:44

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar në një intervistë për disa gazeta europiane, se dështimi i presidentit rus, Putin në Ukrainë, ai nënkupton rikthim në gjendjen e para 24 shkurtit si objektiv minimal. 

Shefi i ushtrisë britanike, mesazh trupave: Të përgatitemi për luftë në Europë

Postuar në 19 Qershor, 2022 23:57

Shefi i sapoemëruar i ushtrisë britanike, gjenerali sir Patrick Sanders ka deklaruar gjatë një fjalimi para trupave se ata duhet te përgatiten për te luftuar sërish në Europë. 

Aludimi shkon drejtpërdrejt për Rusinë dhe zbulon vizionin britanik për mundjen e saj ne fushëbetejë. 

Invazioni i Ukrainës nga Rusia thekson synimin tonë bazë për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar duke qenë të gatshëm te luftojmë dhr fitojmë në tokë.

Pages

Subscribe to RSS - rusia