Turqia: Nuk do vendosim sanksione ndaj Rusisë. Do shohim interesat tona
Turqia nuk do t’i bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, duke afirmuar kështu një pavarësi politike që pritet të krijojë aspirim edhe për Kremlinin. Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin ka deklaruar për kanalin televiziv, Haberturk, se Ankaraja do të ndjekë interesat e veta.
Ne po ndjekim një politikë të mirëbalancuar në lidhje me Rusinë. Ne nuk do të vendosim sanksione dhe nuk do t’u bashkohemi atyre. Ne duhet të shohim interesat tona. Nëse të gjithë prishin urat, atëherë kush do të flasë me Rusinë? Marrëdhëniet tona me Rusinë kanë një karakter të tillë, saqë sanksionet do të dëmtojnë më shumë ekonominë turke sesa atë ruse
ka thënë Kalin.
Turqia merr kështu një rol të ri në kontekstin e një krize që nuk po ka ende rrugëdalje, përveçse asaj ushtarake. Me këtë qëndrim, Ankaraja ka përcaktuar edhe kufirin e Perëndimit, i cili ndonëse u bashkua me sanksionet ndaj Moskës, në të vërtetë provokoi një polarizim thuajse globale për faktin se sanksionet penalizuan thuajse të gjithë ekonominë globale.
Add new comment