Putin urdhëron marrjen nën kontroll të Sakhalin-2, një muaj kohë "Shell", "Mitsui" dhe "Mitsubishi"
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar marrjen në kontroll të projektit Sakhaklin-2, një gazsjellës që kontrollohet pjesërisht nga “Shell” dhe dy kompani japoneze.
Dekreti parashikon krijimin e një kompanie të re që do të marrë pronësinë e Sakhalin Energy Investment Co., ku afërsisht 50% e të cilës e zotërojnë “Shell” dhe “Mitsui” me “Mitsubishi”, respektivisht me 27.5%, 10% dhe 12.5%.
Dekreti u jep kompanive të huaja 1 muaj kohë të vendosin nëse duan të mbajnë të njëjtën kuotë aksionesh në kompaninë e re në të cilën paketën kontrolluese e kishte “Gazprom”.
Add new comment