Rusia del nga Këshilli i Sigurimit vetëm kur OKB të shpërbëhet
Zv. Ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyansky ka deklaruar se përpjekja e Ukrainës për të përjashtuar Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është e kotë.
Të gjithë njerëzit normalë e kuptojnë se ky skenar do të jetë i mundshëm vetëm nëse OKB shpërbëhet dhe krijohet një e re. si Zelenskiy ashtu edhe i dërguari i Ukrainës në OKB po harxhojnë frymën kot duke deklaruar kohë pas kohe se Rusia nuk ka të drejtë për të patur një vend në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, se ne e morëm padrejtësisht atë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Kjo është tërësisht pa kuptim, e kemi shpjeguar dhe edhe zyrtarët e OKB-së kanë dhënë sqarimet përkatëse
ka thënë ai.
Diskutimi në fjalë lidhet me fjalën e mbajtur nga presidenti ukraians para OKB-së, sipas palës ruse në kundërshtim me praktikën e organizatës, fjalim në të cilin Zelenskiy kërkoi që Rusia të përkufizohet si shtet terrorist.
Add new comment