Do e ndalojnë Lavrovin të shkojë në Ankara?
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiçka mbrojtur së fundmi qëndrimin e vendit të tij në lidhje me Rusinë dhe vizitën e anulluar të ministrit të Jashtëm rus, Lavrov. E anulluar për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga Bullgaria dhe Mali i Zi, vizita e Lavrov konfirmoi natyrën e tensionit aktual në Europë. Vuçiç ka ekspozuar një klimë të vërtetë shantazhi në Europën e zhytur në politikën autodestruktive të sanksioneve dhe presionit që nuk është as ky i njëjtrajtshëm.
Ne e kemi dënuar inkursionin në Ukrainë, por Rusia është një mik tradicional i Serbisë. Si do u thuash serbëve se Rusia nuk është më miku ynë? Më lejoni t’u pyes: çfarë e bën Vuçiçin kaq të keq? Do ia thoni këtë nesër Turqisë për shkak se Lavrov po shkon në Ankara? Doni ta përjashtoni Turqinë nga NATO? Duket se ju mund të silleni kështu vetëm ndaj Serbisë së vogël
ka thënë Vuçiç për RTS.
Qëndrimi serb ndaj luftës në Ukrainë nuk është pritur mirë në Perëndim, ndonëse siç tha Vuçiç, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se do të jetë në Serbi edhe nëse Lavrov e viziton Beogradin. Miqësia për të cilën flet Vuçiç është një aspekt i rëndësishëm i politikës mes vendeve që sprovohet në raste si këto të tanishmet.
Comments
Ky eshte nje abuzim i paster
Ky eshte nje abuzim i paster i presidentit serb. Padyshim qe Serbia nuk mund te krahasohet me Turqine, por e thene ne kete menyre nga Vucic behet ne rradhe te pare per te treguar se perendimi punon me dopio standarte, gje qe ne rastin konkret nuk eshte e vertete.
Ngritja e stekes se takimit te Lavrov-vucic ne nivelin Lavrov-Cavusoglu i sherben retorikes se drejtuesit serb pavaresisht se e quan veten te vogel e te shtypur.
Vucic mund te ndjehet akoma me i shtypur nese perendimi i ve kushte ta pastra Rames per bojkot te serbise ne fushen diplomatike. Duke shtuar ketu mbylljen e hapsires ajrore te kosoves psh, celesin e se ciles e ka te xhepi i vogel i pantallonave
Add new comment